GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bien kambanat, zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (Emri)

11:55 - 16/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bien kambanat, zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të vendosur për pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos.

Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, para se të njoftohet zyrtarisht edhe emri i pasuesit te Janullatos.

Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e kishës, i vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësi, i lutem Krisht themeluesit të kishës të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim. Lutem që Perëndia ta mbrojë gjithmonë Kishën tonë”, tha Imzot Joani.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili e mbajti këtë post për 33 vite,  ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë.   Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.

Kush është hirësia At Joani Pelushi, kreu i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë:

Fatmir Pelushi, i njohur tashmë si mitropoliti Joan apo At Joani ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

At Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën ‘Master of Divinity’. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Me tu diplomuar në ‘Kryqin e Shenjtë’ me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbej ne vende të tjera brenda Kishës. Ai e hirotonisi në dhjak në 27 shkurt 1994, e më pas si prift në 4 dhjetor të të njëjtit vit. Në 1995-ën une merr një të drejtë studimi edhe rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar studime të mëtejshme. Kur u kthye në 1996-tën, caktohet si drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, si edhe ngrihet në rangun e Arkimandritit në 19 nëntor.

Image

Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Ai ka përkthyer një numër librash në shqip:

1-Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996.

2-Besimi Ortodoks. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997.

3-Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997.

4-Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000.

5-Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002.

6-Shën Siluani, botuar më 2003.7-Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike.

8-Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë)

9-Predikime.

Gjithashtu Mitropoliti i Korçës Joani ka botuar artikuj të shumtë në gazetën ‘Ngjallja’, ka referuar kumtesa nëpër simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me kujdesin e tij del ne qarkullim revista ‘Tempulli’.

 

Etiketa: kishakryepeshkopKryesore1

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Kanosi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Shfrytëzonte dy të mitur për të kryer vjedhje, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com