Bien sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis raketat ndaj Izraelit

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa, ka njoftuar ushtria izraelite. Sirenat paralajmëruese janë dëgjuar në qytetin e Jeruzalemit dhe në Tel Aviv.

SHBA më herët paralajmëroi se Irani po përgatitej për të nisur sulmin dhe më pas dha këshilla për izraelitët, që të “qëndrojnë afër një hapësire të mbrojtur”.

Një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë ka thënë se SHBA po ndihmon Izraelin që të mbrohej dhe paralajmëroi se një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj shtetit të Izraelit, do të kishte pasoja të rënda për Iranin.

Paralajmërimi erdhi pasi ushtria izraelite tha se parashutistët dhe komandot e saj ishin të angazhuar në luftime me militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Nga Irani janë lëshuar më parë breshëri me dronë, por shumica e predhave nuk e kanë arritur objektivin.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT