GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bilali namin me fondet për start-upe, 58 mln lekë Adriana Berberit

13:28 - 23/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bilali namin me fondet për start-upe, 58 mln lekë Adriana Berberit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka abuzuar me fondet për startup-et. Dhe këtë e vërtetojnë faktet që po nxjerrë çdo ditë Gijotina.com. Këto fonde nuk kanë shkuar për të mbështetur bizneset e reja. Por në xhepat e oligarkëve dhe miqve të Edi Ramës. Pas Kamela Hakos dhe Sokol Plakut, dalin emrat e  Adriana Berberit dhe Aleksander Sarapulin. Të dy këta janë me lidhje mjaft të forta me qeverinë dhe gëzojnë poste në Administratë. Së pari, duhet të theksojmë se Adriana Berberi dhe Aleksander Sarapuli janë anëtarë bordi në shoqatën “JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA”. Kjo shoqatë jofitimprurëse i dedikohet përgatitjes së të rinjve për punësim dhe sipërmarrje. Në të vërtetë këta po iu gllabërojnë paratë të rinjve.

Sipas tabelës më poshtë me 26 qershor 2022, “Junior Achievement of Albania” ka përfituar 58 milionë lekë nga vendimi për mbështetjen financiare të start up-eve. Kështu, Bilali iu shpërndan fondet personazheve që e kanë arkën plotë dhe kamë ndikim në disa institucione në qeveri.

 

Adriana Berberi, ligjërisht prej 3 vitesh është pensioniste. Por për shkak të lidhjeve te forta me kreun e qeverisë, ajo vazhdon të jetë pjesë drejtuese e institucioneve që kontrollojnë e vendosin për financat, bizneset, çmimet, tregjet, monopolet, importet, transaksione e tjetërsime kapitalesh.

 

Kujtojmë se Me Urdhër nr. 27, datë 24.03.2017 të Ministrit të Financave, Adriana Beberi u rizgjodh anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike me afat deri në vitin 2025. Qysh prej vitit 2013 ajo ka qenë kryetare dhe mbahet mend, për zhdukjen e Raportit të Huaj Auditues, që zbulonte skenaristët e vërtetë të vjedhjes 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit. Ky  është mandati i tretë për të në krye të Bordit të Mbikqyrjes, edhe pse ligji e lejon vetëm 2 herë.

Berberi vjen nga kabineti i Metës

Prej vitesh, pavarësisht se cila palë ishte në krye të qeverisë, Berberi ka gëzuar poste drejtuese në disa institucione të rëndësishme. Ajo nuk i ka lëshuar këto poste pa i vjedhur mirë. Përmendim këtu postin si zëvendësministre e Financave e të Ekonomisë në vitet e Ilir Metës. Ku fshinte vjedhjet me evazionin fiskal dhe zhdukjen e taksave të bizneseve, ndërkohë që ka bërë batërdinë, duke lejuar bilance tatimore false.

Ndërkohë, në 4 vitet 2001-2005, kur ishte Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës tek “Posta Shqiptare”, u vodhën 136 milionë Euro me tenderë e zhdukje të të ardhurash.

Adriana Berberi, ka shijuar financat publike gjatë viteve kur drejtoi Këshillin Mbikëqyrës të Universitetit Mjekësor. Ku ka firmosur miliona Euro afera me tenderë.

Si ish-drejtore e Kabinetit të kryeministrit Pandeli Majko, ajo sajoi dhe vendosi taksën e solidaritetit të rrugës. Ku u zhdukën 11 milionë Euro të paarkëtuara në shtet. Ndërsa kur ishte drejtore e Kabinetit tek Ministria Mbrojtjes bashkë me Majkon, sajuan shitjen e tankeve te Mihail Delijorgji i Gërdecit.

Në vitet 2015-2017, Adriana Berberi si shefe Kabineti e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, u përfshi në skandalin e aferës korruptive 3 milionë Euro me tekstet shkollore.

Familja e Berberit në aksion

Jo vetëm vetë Adriana, por e gjithë familja e saj janë vënë në aksion. Për të rrëmbyer sa më shumë para nga shtetit.  Bashkëshorti i saj Bedri Buzi, drejtorit i pronës në Ministrinë  e Financave, më 14 dhjetor 2021 është emëruar Administrator i Kantinës së Pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës, që iu sekuestrua Lefter Kokës.

Ndërsa, djali i saj flitet se bashkëjeton me Bora Muzhaqin, ministre për Rininë e Fëmijët. Ai gjithashtu drejton tri Organizata Jofitimprurëse për fëmijët.  E gjithë familja  Buzi, pasurohet me fondet e qytetarëve shqiptarë.

Lexo edhe: Start up-et, Edona Bilali i jep 3.3 mln lekë “ushtarit” të Ramës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Adriana BerberiakuzaBora Muzhaqiburriedona bilaliJOFkorrupsionRamaVjedhje

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Telenovela” nuk ka fund, Icardi shkarkon Wandën si agjente të tij dhe i bën “gjëmën” nga ana financiare

Ndarja nga Icardi, zbuloni sa para do fitojë Wanda Nara nga divorci

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com