GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BIRN: BE me plan ekonomik të kushtëzuar për vendet e Ballkanit

09:21 - 17/10/23
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: BE me plan ekonomik të kushtëzuar për vendet e Ballkanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, i cili e mbajti të izoluar Shqipërinë për afro gjysmë shekulli nga Perëndimi, kryeministri Edi Rama zgjodhi ish-mauzoleumin e tij për të pritur liderë të Bashkimit Europian dhe homologët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e radhës së Procesit të Berlinit.

Samiti i 10-të i procesit të inicuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014 u mbajt për herë të parë në një vend jo anëtar të BE-së.

Kryeministri Rama ishte kujdesur për notat e spektaklit të aktivitetit, që ironikisht përfundoi me mungesën e përkthimit në konferencën finale për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz  dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në hyrjen e COD në kryeministri të pranishmit ndoqën një performancë baleti të koreografit Angjelin Preljocaj, ndërsa tryezës kryesore të diskutimit i parapriu shfaqja e një dokumentari mbi historinë e ndërtesës dhe të vendit, ku Rama ishte edhe narratori.

“Bashkë me 2.2 milionë shqiptarëve të tjerë na ishte mësuar që të mos vinim tek ju, të mos i shtrëngonim duart me ju, dhe nëse ju do të guxonit të vinit këtu, t’u vrisnim,” thotë ai ndër të tjera në videon 7 minutëshe.

Gjatë fotos familjare, liderët u bënë spektatorë të një shfaqje artistike me valle popullore ku përfaqësoheshin të gjitha pakicat etnike në Shqipëri.

Përtej fasadës së një fronti të bashkuar në një synim të përbashkët, samiti nuk i fshehu dot problemet mes vendeve të rajonit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se kishte ardhur në Tiranë që t’i kërkonte Ramës që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, të lejohej të bënte betimin nga paraburgimi, ku ndodhet që në maj.

Pas një rikonstruksioni total, Piramida u përurua si kampus për degën e re të Kolegjit Europian të Bryzhit në një ceremoni tjetër të veçantë gjatë ditës, ndërsa liderët e BE-së vunë theksin tek nevoja për reforma të shpejta për përafrimin e vendeve të Ballkanit me ekonomitë e vendeve anëtare.

Plan i ri për rritjen ekonomike

Presidentja e KE-së, von der Leyen, foli me optimizëm për një plan të ri rritjeje ekonomike për realizimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe nxitjen e këtyre vendeve drejt anëtarësimit të plotë brenda 2030-ës.

Ajo tha se bëhej fjalë për një paketë investimesh prej 6 miliardë euro, e cila, -“do të kondicionohet nga reformat në secilën fushë ku do të investohet”.

“Pavarësisht këtij optimizmi, mbetet shumë për t’u bërë,” tha ajo duke e konsideruar planin e ri si mundësi për dyfishuar potencialin ekonomik të rajonit.

Synimi kryesor i këtij plani është futja e Ballkanit në tregun e përbashkët të BE-së, por para se të ndodhë kjo, sipas von der Leyen,  “Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e përbashkët rajonal, që do të rriste GPB e tyre me 10%”.

Kryeministri Rama foli për “detyrat e shtëpisë që duhen bërë” dhe nuk shfaqi padurimin e mëparshëm në raport me procesin e integrimit në BE.

Optimist për këtë proces ishte në fakt presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili në fjalën e tij hapëse të samitit artikuloi dhe një datë kur BE do ishte gati të hapte sërish dyert e zgjerimit.

“Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BE. Ka qenë një rrugë shumë e ngadaltë. Zhgënjyese. Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030-ën për t’u zgjeruar,” tha ai duke shtuar se lufta në Ukrainë e kishte kthyer vëmendjen e Brukselit tek zgjerimi.

Sulmi i 24 shtatorit nga një grup terrorist serb në Veri të Kosovës ishte në vëmendje të samitit të Tiranës, ku liderët e Bashkimit Europian e dënuan njëzëri dhe theksuan nevojën për pajtim dhe për të ecur drejt së ardhmes.

“Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’u vjedhin të ardhmen,” tha Michel duke u drejtuar përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

 

Etiketa: BallkanBIRNRama

Lajme të lidhura

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Aktualitet

Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

20:04 - 17/01/26
Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

19:46 - 17/01/26
Para
Lufta/ Joe Biden udhëton nesër drejt Izraelit

Lufta/ Joe Biden udhëton nesër drejt Izraelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26

Edi Rama njoftoi sot i ekzaltuar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar...

Lexo më shumë
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26
Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea

20:46 - 17/01/26
Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

20:04 - 17/01/26
Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

19:46 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com