GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BIRN: KLGJ mban sekret seancat për kualifikimin e magjistratëve

21:59 - 18/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: KLGJ mban sekret seancat për kualifikimin e magjistratëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës plenare për të diskutuar mbi skualifikimin e një kandidati për një vend në Shkollën e Magjistraturës, duke pretenduar se e bën për të ruajtur sekretin dhe të dhënat sensitive. Mbajtja sekret e seancave për promovimin apo skualifikimin e magjistratëve është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme të KLGJ-së, pavarësisht detyrimit ligjor për të mbajtur mbledhje të hapura plenare dhe për të garantuar transparencën. KLGJ pretendoi në një përgjigje me shkrim për BIRN se praktika e saj e dyerve të mbyllura për promovimin apo kualifikimin e magjistratëve bazohet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin për “Statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”.

“Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione përmbajnë të dhëna personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta, të dhëna të klasifikuara, Këshilli, në zbatim dhe respektim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka vendosur që  mbledhjet e Këshillit në të cilat diskutohet rreth përmbajtjes së tyre, të zhvillohen me dyer të mbyllura,” tha KLGJ.

Këshilli shtoi gjithashtu se “sipas së njëjtës logjikë juridike”, nuk ka detyrimin të publikojë as audiot dhe as procesverbalet e këtyre mbledhjeve, ndërsa shtoi se e përmbushte detyrimin për transparencë përmes publikimit të vendimeve të anonimizuara.

“Pra, në këtë mënyrë, e drejta e transparencës dhe e informimit të publikut nuk cenohet, ndërkohë që njëkohësisht mbrohet e drejta e të dhënave personale, të personave që janë subjekte të vendimeve,” thuhet në përgjigje.

E paditur më parë nga BIRN në Gjykatën Administrative për refuzimin e vënies në dispozicion të procesverbaleve të një mbledhje të ngjashme për shqyrtimin e kandidaturës së Darjel Sinës, KLGJ nuk i mbrojti të njëjtat argumente në gjykatë. Pasi u njoh me kërkesë-padinë, KLGJ vuri në dispozicion procesverbalet e plota të rastit të Sinës. Në seancën paraprake në të cilën u vendos pushimi i çështjes, përfaqësuesi i KLGJ-së la të kuptohej se institucioni nuk kishte pasur arsye ligjore për kufizimin e këtyre materialeve dhe pohoi vënien e tyre në dispozicion.

Megjithatë, larg përballjes nga gjykata, KLGJ vazhdon t’i cilësojë si të dhëna sensitive ato të personave që garojnë me vullnet të lirë për të qenë gjykatës, edhe në kundërshtim me legjislacionin kërkon që të dhënat e këtyre kandidatëve të pasurisë dhe figurës duhet të jenë publike, për të garantuar integritetin në zgjedhjen e tyre.

Marrë nga Reporter.al

Etiketa: BIRNKLGJseancat

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Raporti i KiE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon

Raporti i KiE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com