GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BIRN: Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet pa garë dhe pa arsyetim bindës nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, më në fund po skadon.

Qeveria

Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse fitimet që deri më sot shkonin në xhepat e aksionerëve të koncesionit, të cilat arrijnë në 34% të të ardhurave, do t’u trasferohen shqiptarëve apo jo, në formën e çmimeve më të ulëta të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Grupi i PartiSë Demokratike bëri të ditur të hënën më 23 janar se ajo nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”. Të dy palët politike në vend janë përgjegjëse për dhjetëra koncesione, të cilat i kushtojnë shqiptarëve qindramiliona euro në vit, por që të dyja palët, PD dhe PS, tentojnë t’i ndajnë koncesionet në “tonat” dhe “të tyret” dhe nuk ngurrojnë të pretendojnë se koncesionet e tyre janë të mira, ndryshe nga ato të kundërshtarit politik.

Koncesioni

Koncesioni u konceptua si pjesë e përpjekjeve të vendit për të prodhuar dokumente identifikimi të besueshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kontrata fillestare parashikonte transferimin e pajisjeve te autoriteti publik pas një operimi pesëvjeçar nga koncesionari, i cili pritej të realizonte rreth 25 milionë euro fitime pas një investimi fillestar prej rreth 5 milionë eurove.

Zgjatja e kontratës me dhjetë vjet bëri që kompania të realizojë të ardhura totale prej 50 miliardë lekësh deri në vitin 2021 si dhe fitime neto të deklaruara në masën 12 miliardë lekë, ose 100 milionë euro. Të dhënat e bilancit të kompanisë të analizuara nga BIRN tregojnë se kompania shënoi vetëm një vit me bilanc negativ, vitin 2008 kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta, ndërsa në vitet në vijim fitimet ishin gjithmonë të bollshme duke shënuar nivelin 2.2 miliardë lekë në vitin 2021. Të dhënat e bilancit të vitit 2022 nuk janë publikuar ende.

Kompania ALEAT u krijua me një kapital aksioner prej 619 milionë lekësh, (5.2 milionë euro). Akskonerët e saj ishin kompania franceze Idemia Identity & Security France me 75% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarjeve me 25%. Fitimet neto të kompanisë prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2022 i sollën kompanisë një normë kthimi në masën 356% të kapitalit të investuar. Kompania mëmë duket gjithashtu se ka realizuar fitime më të mëdha se sa fitimi neto. Shënimet në bilancin e kompanisë tregojnë se transaksionet me palët e lidhura, pra paratë që kanë shkuar për blerje mallrash apo shërbimesh te kompanitë aksionere, për vitin 2022 ishin 2.2 miliardë lekë, (18.3 milionë euro).

Marrë nga Reporter.al

Etiketa: BIRNkoncensioneKryesore1

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Kapet me drogë në banesë, arrestohet 39-vjeçari (Emri)

Fshehu drogën në gojë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com