GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BIRN: Kuvendi procedurë të shpejtuar për marrëveshjen e portit të Durrësit

19:34 - 09/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: Kuvendi procedurë të shpejtuar për marrëveshjen e portit të Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me kërkesë të qeverisë Kuvendi votoi të mërkurën futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtetsa të larta dhe port jahtesh. Qeveria solli në parlament një projektligj me 6 nene dhe një relacion, por jo tekstin e marrëveshjes mes Ministrisë së Financnave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Projekt-ligji parashikon përjashtimin nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social. “Vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji”- thuhet në dokument. Për realizimin e këtij investimi qeveria do t’i falë “Albanian Seaports Development Company” pronat e paluajtshme shtetërore ku do të ndërtohet.

Po ashtu qeveria merr përsipër dhënien e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative të nevojshme për realizimin e projektit brenda një afati prej jo më shumë se 150 ditësh.

Në projektligj thuhet se së bashku me të janë edhe shtojcat e marrëveshjes, por deputetët e opozitës thanë se nuk është paraqitur asnjë dokument i tillë duke akuzuar qeverinë se po e mban sekret dhe po fsheh një aferë korruptive. Kundërshtimi i opozitës për futjen e projektligjit me procedurë të përshpejtuar u përballë me një lum epitetesh fyesë dhe sharje nga kryeministri Edi Rama.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt, tha se ligji ishte me vlerën më të lartë që kishte kaluar në 30 vite demokraci nuk mund të miratohej brenda një jave pa transparencë. “Jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në një aferë korruptive”- deklaroi ai në Kuvend, duke ngritur pyetje mbi faljen e tokës shtetërore. “Jeni duke shitur diku tej 1 milionë metër katror në zemër të Shqipërisë”- iu drejtua ai kryeministrit Edi Rama dhe aludoi se shuma e madhe e parave do të mbyllë gojën e shumë deputetëve, analistëve e organizatave të shoqërisë civile.

Ndërsa ish- kryeministri Sali Berisha tha se porti i Durrësit po shkatërrohet për interesa të Aleksandër Vuçiçit. “Prapa aferës së Durrësit qëndron Karriç, i sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe dhe që tani bëjnë biznes me holdingun e Emirateve të Bashkuara së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiç”- akuzoi ai në Kuvend. Në replikë kryeministri Rama tha se investimi e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit në Mesdhe dhe se “nuk kemi kohë për të humbur se kemi më shumë se një vit që e negociojmë këtë kontratë”. Rama i quajti opozitarët të “të pafytyrë”,”bedelë”, “pa fe”, “pa atdhe”, që sipas tij, akuzojnë “për pazar dhe për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës”.

Në relacionin shoqërues të projekt-ligjit bëhet një përshkrim i kushteve të marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe kompanive investuese, ku bëhet e ditur krijimi i shoqërisë tregëtare “Albanian Seaports Development Company” me pjesëmarrës shtetin si partner. Sipas qeverisë shteti do të ketë përfitim nga pjesëmarrja në këtë investim dhe do të ketë të mbrojtura kuotat e tij nga risku.

“Projekti i konceptuar si një projekt i integruar turistik do të bashkëzhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600  m2  në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit.  Projekti do të zhvillohet në dy faza relativisht të ndara nga njëra-tjetra në hapësirë dhe në kohë, por që do të jenë të integruara në përfundim të projektit. Buxheti/kostoja e investimit të projektit është parashikuar të jetë €2,081,347,054”- thuhet në relacion.

Financimi i investitorit strategjik do të sigurohet, sipas relacionit,  përmes kombinimit të:              financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i; financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it; të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik; huamarrjes nga institucionet financiare, dhe investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i.

Për garancitë e investimit, marrëveshja parashikon që Eagle Hills t’i dorëzojë qeverisë shqiptare pasqyrën e vërtetuar të llogarisë së bankës, ku evidentohet se aksionariët ose ortakët direkt ose indirekt mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e projektit.

Në relacion parashikohet që marrëveshja për “Marinën Durrës” detyron investitorin strategjik që t’i paguajë shtetit një tarifë vjetore të barabartë me 2 për qind të xhiros vjetore që do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar./BIRN

Etiketa: BIRNKuvendiporti i Durresit

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Berisha: Rama gënjen për inflacionin, çmimet më të larta se në vendet e BE

Berisha: Rama gënjen për inflacionin, çmimet më të larta se në vendet e BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com