GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BIRN: Liderët e fortë mbajnë peng demokracinë brenda partive politike në Shqipëri

19:32 - 02/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
BIRN: Liderët e fortë mbajnë peng demokracinë brenda partive politike në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë tradicionale dhe ato të reja në Shqipëri vuajnë nga mungesa e garës dhe e konkurrencës së brendshme, çka sipas ekspertëve cenon demokracinë dhe pjesmarrjen e qytetarëve në politikëbërje.

Gjergj Hani ishte një emër i panjohur në politikë, kur një vit më parë sfidoi pa sukses Lulzim Bashën në një palë zgjedhje të kontestuara për kreun e Partisë Demokratike. Hani, një ish-i përndjekur i regjimit komunist, kujton një vit më pas për teatrin që luhej gjatë fushatës.

“Nuk kam besuar asnjë çast në ndershmërinë e garës dhe e dija se nuk kisha as më të voglën mundësi për të fituar,” thotë Hani për BIRN. Gjithsesi, ai e quan motivimin e tij për të marrë pjesë si një “kryengritje të moralit”.

“Të flasësh për garë është një eufemizëm i pastër”, shtoi Hani, ndërsa theksoi se ajo nuk ishte një garë pasi “mungonte vullneti, dëshira dhe qëllimi për të sjellë ndryshimin nga ana e Bashës”.

Tre dekada pas rënies së regjimit komunist, partitë politike në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e garës dhe e demokracisë së brendshme. Madje sipas studiuesve të politikës, Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim krahasuar me vitet e para të tranzicionit.

“Nëse marrim dekadën e parë dhe të dytë të tranzicionit me dekadën e tretë, edhe pse janë bërë hapa maturues në konceptin e shtetit drejt demokracisë, në konceptin e funksionimit të partive politike, ne kemi bërë hapa pas,” thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike.

Ndërsa në dekadën e tranzicionit ka pasur përpjekje për kufizimin e mandateve dhe rotacionin e liderëve të partive, sipas Krasniqit në vitet e fundit mungon formalisht edhe votimi.

“Në dekadën e dytë ka pasur votime alternative, ka pasur mosmarrëveshje, krijim të partive të reja si fraksione, por ka pasur debate të brendshme dhe konkurrencë. Kurse dekada e fundit pothuajse nuk ka fare votime,” shtoi Krasniqi.

Të njëjtin mendim ndan dhe Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike. Megjithatë, Kalemaj thekson se demokracisë në Shqipëri i ka munguar thuajse krejtësisht një garë reale brenda partive politike.

“Gara reale politike në Shqipëri thuajse nuk ka ekzistuar që nga fillimi i tranzicionit demokratik”, tha ai për BIRN.

Liderë të fortë  

Kryetari i opozitës Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë më 3 mars 2023. Foto: LSA

Partitë politike janë institucione kyçe për demokracinë. Përmes konkurrencës në zgjedhje, partitë politike u ofrojnë qytetarëve një zgjedhje për qeverisjen, ndërkohë që opozita është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur qeverinë në llogaridhënie.

Prej fillimit të viteve ’90, Shqipëria numëron rreth 134 parti politike të themeluara. E megjithatë, sasia nuk ka garantuar konkurrencën, pluralizmin e ideve dhe më shumë garë brenda partive politike.

Partia Socialiste, e cila qeveris vendin prej 11 vitesh, ka më shumë se 15 vjet që nuk zhvillon zgjedhje të brendshme për kryetarin. Kryetari i saj, Edi Rama e mori mandatin pas largimit të Fatos Nanos në vitin 2005 dhe u konfirmua për një mandat në vitin 2009 – viti i fundit kur Partia Socialiste u përfshi në zgjedhjet për kryetarin.

Situata në kampin tjetër është thuajse e njëjtë, ku Sali Berisha, lideri i parë i Partisë Demokratike në fillim të viteve ’90 vazhdon ta drejtojë partinë edhe tre dekada më pas.  Berisha u largua formalisht nga drejtimi i Partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, por u rikthye sërish pasi ish-delfini i tij politik, Lulzim Basha e përjashtoi pas shpalljes së tij non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit. Berisha vazhdon ta drejtojë Partinë Demokratike edhe nga kushtet e arrestit shtëpiak, ku ndodhet pas akuzave të ngritura nga SPAK për vepra penale të korrupsionit. Berisha i mohon akuzat.

Partitë më të vogla ndoqën shembullin e dy partive të mëdha, duke u njohur më shumë prej kryetarëve se sa për emrin e tyre apo programin.

Sipas Krasniqit nga Instituti i Studimeve Politike, demokracia brenda partive politike është vrarë nga liderët e fortë.

“Stabilitetin e bazojmë tek liderët e fortë, dhe për sa kohë e bazojmë tek liderit e fortë, demokracia e brendshme e partive është “viktima” e radhës që paguan çmimin më të madh”, shton ai.

Krasniqi thekson se ndërsa për partinë në pushtet nuk bëhen fare zgjedhje për kryetarin, në partinë më të madhe të opozitës zgjedhjet e brendshme bëhen formalisht sipas parimit një anëtar – një votë, por rezultati i tyre kontestohet ose nuk njihet fare prej një pjese të anëtarëve.

“Tek Partia Demokratike është e njëjta situatë, ose kandidatë formalë për rivalë ose kryetarë të cilët riciklohen në mënyrë të vazhdueshme duke u rizgjedhur me gara krejtësisht formale, pavarësisht aplikimit të parimit një anëtar-një votë në parti politike, ku praktikisht nuk ka as regjistra anëtarësh, nuk ka rregulla fikse dhe nuk ka garanci për ekzistencën e fraksioneve, të cilat konsiderohen si kundërshtarë dhe jo pjesë e partisë politike,” tha Krasniqi.

Pedagogu Ilir Kalemaj vëren se mungesa e garës është edhe më akute te partitë e vogla.

“Në rastin më të mirë kanë funksionuar si parti të mirëfillta klienteliste që ekzistencën politike e kanë pasur të materializuar te marrëdhënia padron-klient, ose thjesht si parti kryetarësh ku vështirë të identifikosh ndonjë nr. 2,” tha ai.

Demokracia mungon edhe tek forcat e reja

Monopolin e kryetarëve mbi forcat politike nuk duket se po e thyejnë edhe partitë e reja, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’u dalluar nga partitë tradicionale.

Drejtuesit e partive të reja kanë premtuar demokraci të brendshme, funksionim të strukturave si dhe janë zotuar për vrasjen e kryetarokracisë.

E megjithatë, vëzhguesit e politikës në Shqipëri vërejnë se këto lëvizje të reja funksionojnë gjithashtu si parti personale.

“Kryetarët e partive të vogla në Shqipëri, dhe ata që shpesh adresojnë kritika, kanë 20 vjet ose më shumë që nuk rizgjidhen me votim, që nuk bëjnë zgjedhje formale, që nuk kanë struktura formale dhe që vazhdojnë të jenë kryetarë duke mbajtur logon dhe vulën. Fatkeqësisht e njëjta gjë po ndodh edhe në partitë e reja,” tha Krasniqi për BIRN.

Sipas tij, të gjitha janë parti të një individi dhe njihen me emrin e personit që i ka krijuar. “Ka nga këto parti të reja që nëse shihet faqja e internetit thuhet që nën/kryetari apo sekretarët propozohen nga kryetari dhe kryetari jepet me emër, adresë dhe të dhëna që praktikisht e shuan krejtësisht hapësirën për demokraci të brendshme funksionale,” vijon ai.

Kjo problematikë pranohet dhe nga politologu Ilir Kalemaj, i cili bën thirrje për ta ndryshuar këtë realitet.

“Pa ndryshuar këtë mendësi, të fillojnë të artikulojnë programe dhe ide alternative ose komplementare dhe të prezantojnë ekipe si dhe të hapin plotësisht garën, subjektet e vogla politike kanë zero shanse të rriten dhe të kthehen në parti të mëdha ose me shanse të qenësishme elektorale,” tha Kalemaj.

Krasniqi thotë se kjo sjellje e partive të reja ua ka lehtësuar punën partive të mëdha, të cilat vazhdojnë ta dominojnë politikën shqiptare.

“Kjo ka çuar vetëm në bojkot masiv të qytetarëve të moderuar dhe liberalë dhe refuzimin e tyre për t’u përfshirë në partitë politike,” përfundoi ai.

 

Etiketa: BIRNEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Ra nga mjeti lundrues dhe rrezikoi të mbytej, Policia shpëton 23 vjeçarin në Himarë

Ra nga mjeti lundrues dhe rrezikoi të mbytej, Policia shpëton 23 vjeçarin në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com