GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BIRN: Media botërore zien nga skandali, Peleshi e quan qesharake

18:03 - 31/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: Media botërore zien nga skandali, Peleshi e quan qesharake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akuzat ndaj agjentit të FBI, Charles McGonigal, kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase, por ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përpoq t’i zhvlerësonte ato me fjalë si “qesharake” apo “stuhi në gotë”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u përball të martën në Komisionin e Sigurisë në Kuvend me pyetje të deputetëve të opozitës për çëshjen “McGonigal”, ku një ish-zyrtar i lartë i FBI akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Peleshi

Peleshi përdori terma si “stuhi në gotë” dhe “qesharake” duke komentuar skandalin që ka zënë titujt e mediave botërore dhe akuzat e ngritura ndaj Charles McGonigal.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji nëse zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar “garanci për stabilitet të vendit në rast se binte Rama”, ministri iu përgjigj se institucionet ku ai pati takime në SHBA “janë shumë serioze” dhe “nuk konsumojnë politikë kaq bajate”.

Deklarata

“Ato që këtu ne i ngremë si stuhi në gotë dhe flluska sapuni ju siguroj që përtej oqeanit dukeshin qesharake,” tha Peleshi, duke iu referuar vizitës së tij në SHBA pak ditë më parë ku u prit dhe në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III.

Sipas tij vizita ishte e lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndaj sulmeve kibernetike. “Me stuhi në gotë dhe kështjella rëre nuk kishim kohë të bisedonim,” u tha më tej Peleshi deputetëve, duke shtuar se çështja McGonigal nuk iu ngrit as si pyetje në intervistat që dha në media.

Salianji

Salianji i quajti deklaratat e ministrit pa lidhje me realitetin, duke iu referuar mediave botërore që i kishin kushtuar vëmendje skandalit. Peleshi u kërkoi deputetëve të opozitës që të mos spekulonin.

“Dikush akuzohet në Amerikë për mosdeklarim të takimeve apo të të ardhurave, ju këtu e quani korrupsion për një person që nuk është fare në akt-akuzë,” tha ai.

Pyetjes së deputetit Ferdinand Xhaferri nëse ishte takuar me ish-zyrtarin e FBI gjatë vizitave të tij në Shqipëri, Peleshi iu përgjigj me “jo”, por shtoi se nuk do të ishte mëkat nëse do e kishte takuar.

Kryetari i komisionit Nasip Naço u përpoq disa herë të ndalonte kanalizimin e debatit për çështjen “McGonigal” duke kërkuar që mbledhja t’i përmbahej rendit të ditës, por opozita këmbënguli që kjo ishte çështje që kishte lidhje me sigurinë kombëtare. /BIRN

Etiketa: BIRNKryesore1McGonigalmediat boterore

Lajme të lidhura

Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri
Breaking Views

Bordi i Gazës/ Rama “sqaron” prapë ftesën Trump: Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri

12:35 - 18/01/26
“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin
Breaking Views

“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin

12:22 - 18/01/26
Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale
Breaking Views

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26
Para
“Objektet ushtarake si “han pa porta”/ Bardhi: Rama po vë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit

Bardhi i dërgon SPAK-ut aktpadinë e drejtësisë amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi
Breaking Views

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi

16:39 - 18/01/26

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka përgatitur një projektligj të ri për emigracionin që synon t’i japë fund vonesave...

Lexo më shumë
Juventus, Spalleti kritikon Zhegrovën: Nuk futet zonën e penalltisë

Juventus, Spalleti kritikon Zhegrovën: Nuk futet zonën e penalltisë

16:29 - 18/01/26
Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën

16:16 - 18/01/26
Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total

Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total

15:23 - 18/01/26
Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

14:53 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com