GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BIRN: Mungesa e hapësirave të parkimit dëmton turizmin në Durrës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: Mungesa e hapësirave të parkimit dëmton turizmin në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fillim të viteve 2000, ndërtimi i pallateve me garazhe nëntokësore ishte një ngjarje e rrallë në plazhin e Durrësit – ku interesi kryesor i ndërtuesve ishin lokalet dhe dyqanet. Arkitekti Viktor Dhimgjini kujton se e projektoi një të tillë në fillim të viteve 2000, por shumë shpejt projekti u transformua.

“Mbaj mend realizimin e një projekti në stabilimentin “Iliria”, në të cilin parashikoja edhe ndërtimin e garazheve,”-kujton Dhimgjini për BIRN. “Pronarët e pallatit pak vite më vonë bënë disa modifikime dhe i kthyen garazhet në lokale dhe dyqane,”-shtoi ai.

Dy dekada më vonë, mungesa e garazheve dhe e vendeve të parkimit është një ndër shqetësimet kryesore gjatë sezonit të verës në plazhin e Durrësit. Plazhi i Durrësit është destinacioni turistik kryesor i vendit dhe këtë vit operatorët turistikë parashikojnë që të presin rreth 1 milion turistë – përfshirë vizitorët e përhershëm nga Kosova. Por sistemimi i tyre vazhdon të mbetet një sfidë për shumë prej operatorëve në fushën e turizmit.

Fred Spiru administron një hotel në buzë të detit dhe i tha BIRN se kërkesa për parkingje është gjashtë herë më e madhe se sa vendet që ka në dispozicion.

“Hoteli që administroj ka vetëm 10 vende në garazhin nëntokësor, ndërsa kërkesa e klientëve është 6 herë më e madhe. Kështu që unë jam i detyruar të kërkoj parkime në oborret e pakëta të shtëpive përreth,”- tha Spiru, duke parashikuar vështirësi të mëdha për këtë sezon.

Rruga nga Ura e Dajlanit deri në Plepa është rindërtuar tre herë gjatë viteve të fundit, por zgjidhjet urbanistike lënë shumë për të dëshiruar. Ende pa filluar mirë sezoni turistik, rruga bllokohet shpesh nga numri i madh i makinave, ndërsa autoveturat e turistëve me targa nga shumë vende të Evropës sistemohen edhe gjatë natës në të dy anët e rrugëve kryesore dhe dytësore të Plazhit. Për të lehtësuar qarkullimin, Bashkia e ka gjetur zgjidhjen te bllokimi i autobusëve të shumtë që mbërrijnë çdo ditë nga Kosova. Por kjo i lë të pakënaqur turistët.

“Shoferët ndalojnë ku të munden dhe ne vijmë drejt banesave të pushimit, duke tërhequr valixhet dhe fëmijët,”- i tha BIRN Veliu, një 65 vjeçar nga Peja, i cili prej 12 vitesh nuk ka shkuar për pushime askund tjetër, përveçse në Durrës. Edhe Ilir Malko, i cili e shfrytëzon çdo ditë këtë rrugë, vëren se përballet shpesh me “të moshuar apo fëmijë të vegjël” që lëvizin drejt bregdetit.

Situata me parkingjet nuk duket se është përmirësuar edhe pasi ndërtimi i garazheve nëntokësore u bë detyrim ligjor. Nga ana tjetër, ndërtuesit përballen me probleme të shkaktuara nga ujërat nëntokësorë.

“Të ndërtosh një pallat me garazhe, tashmë është detyrim ligjor, por ky nuk është proces i lehtë,”- thotë Asti Llupi, i cili e ndjen veten me fat që kati i nëndheshëm i pallatit që u ngrit në truallin e tij nuk mban ujë. Aktualisht, sheshet e parkimeve në plazhin e Durrësit konsiderohen një luks. Në mungesë të garazheve, ato do të ishin një alternativë e mirë për sistemimin e automjeteve, por numri i tyre është i reduktuar.

“Parkimet e fundit janë kryesisht sheshe të krijuara nga banesat e shkatërruara nga tërmeti e që presin të rindërtohen përsëri në të njëjtin vend,”- thotë Armandi, një banor i zonës së plazhit.

Pallatet e ndërtuara shumë pranë njëri -tjetrit i kanë ngushtuar rrugët dytësore të kalimit për automjetet dhe këmbësorët. Ato kanë vështirësuar edhe ndërhyrjet e bashkisë në infrastrukturën rrugore të lagjes.

“Janë kaq afër pallatet, saqë bashkë me pengesat e ngritura artificialisht nga banorët e ngushtojnë edhe më tej rrugën që po asfaltohet,”- u ankua Fredi Spiru. Ky i fundit e sheh me pozitivitet ligjin e ri që i detyron ndërtuesit të mos ngrenë më shumë se gjashtë kate si dhe të ndërtojnë garazhe nëntokësore.

“Më mirë vonë se kurrë,”-përfundon Spiru./BIRN

Etiketa: BIRNDurrësKryesore1parkimTurizem

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Kompania Shell shkel premtimin, vazhdon tregtimin e gazit rus

Kompania Shell shkel premtimin, vazhdon tregtimin e gazit rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com