GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BIRN: SPAK nisi hetimet për MEK pas lajmeve në mediat turke dhe iraniane

20:13 - 21/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
BIRN: SPAK nisi hetimet për MEK pas lajmeve në mediat turke dhe iraniane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

BIRN

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, MEK, e strehuar në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, po hetohet nga SPAK për sulme të përsëritura kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit nga territori shqiptar – sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që BIRN e disponon.

Hetimi është nisur më 18 maj nga Njësia C e Krimit Kompjuterik pranë Policisë së Shtetit dhe është referuar më pas në SPAK për gjashtë vepra penale: “provokim i luftës”, “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat dhe sistemet kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Posaçme miratoi më 19 qershor një kërkesë të SPAK për kontrollin e kampit Ashraf 3, por ekzekutimi i vendimit një ditë më vonë shkaktoi përplasje mes anëtarëve të MEK dhe forcave të policisë si dhe të plagosur nga të dyja palët.

Drejtuesit e kampit akuzuan policinë shqiptare për dhunë dhe për vrasjen e njërit prej anëtarëve, ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi i mohoi akuzat gjatë një deklarate për shtyp. Çuçi tha se “dhuna dhe deklaratat e MEK ndaj policisë së shtetit ishin të patolerueshme”.

Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet ’70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Nga rreth 3 mijë muxhahedinë të vendosur në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016, 2500 vlerësohet se qëndrojnë ende në kampin Ashraf 3.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, policia shqiptare i nisi hetimet ndaj MEK duke u bazuar në raportimet e Anadolu Ajansi – agjencisë shtetërore turke të lajmeve si dhe Iran International – një stacion televiziv në gjuhën perse me bazë në Uashington, ku zyrtarë të Iranit pretendonin për sulme të reja kibernetike të ndodhura më 7 dhe 8 maj, të lidhura me grupin opozitar iranian të strehuar në Shqipëri.

Sipas këtyre raportimeve, një grup hakerash të vetëquajtur “Kryengritja deri në përmbysje” kishin publikuar në Telegram një numër të madh dokumentesh, kartash identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni të zyrtarëve iranianë.

Mes dokumenteve të rrjedhura gjendej edhe korrespondenca e Republikës Islamike me zyrtarë europianë për finalizimin e një marrëveshjeje me Belgjikën, e cila synonte lirimin nga burgu të diplomatit Iranian, Assadollah Assadi në këmbim të punonjësit humanitar belg, Oliver Vandecasteele.

Gjykata Kushtetuese belge e mbështeti një traktat shkëmbimi mes dy të burgosurve, ndërsa MEK ndërmori një fushatë kundër kësaj marrëveshjeje. Shkëmbimi mes dy të burgosurve u realizua më 26 maj sipas një raportimi të BBC.

Sipas hetuesve shqiptarë, kjo nuk është hera e parë kur hakera që dyshohet se lidhen me MEK-un në Shqipëri kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit.

“Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishe hakuar mijëra kamera sigurie si dhe faqe interneti që i përkisnin bashkisë së Teheranit,” thuhet në vendimin për lejimin e kontrollit.

Hetimi i prokurorisë shqiptare analizon gjithashtu rrezikun që i kanoset sigurisë së vendit nga aktiviteti i dyshuar i anëtarëve të MEK, duke filluar nga vëmendja e shtuar e inteligjencës iraniane në Shqipëri dhe deri te sulmet kibernetike ndaj sistemeve online të qeverisë, përfshirë edhe portalin e-Albania.

“Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK,” ka pretenduar përfaqësuesi i SPAK në gjykatë.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara e ka konsideruar të domosdoshëm kontrollin e kampit të MEK në Manzë, me qëllim gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e çmoi të drejtë dhe të bazuar në ligj këtë kërkesë, duke lejuar kontrollin e kampit dhe urdhëruar sekuestrimin e pajisjeve, në rast se ato do të ishin të pranishme në ambientet e kampit.

Etiketa: BIRNKryesore1MEK

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Ish-bashkëshortja e Hummels pozon nudo për revistën e famshme, shkakton “sulme kardiake”

Ish-bashkëshortja e Hummels pozon nudo për revistën e famshme, shkakton “sulme kardiake”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com