GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet vendimi, pse u lirua nga gjykata Viola Sterjo

16:30 - 21/03/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi, pse u lirua nga gjykata Viola Sterjo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares Bashkisë së Tiranës dhe më herët të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të akuzuar për “mashtrim” në shuma të mëdha. Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi, pas kallëzimit nga një biznesmen që pretendon se ajo i  kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndihmonte të përfitonte një grand prej 3.5 milion eurosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR.

Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit me arrest në shtëpi.

Argumenti i mbrojtjes sipas vendimit të zbardhur të gjykatës së Korçës për të zbutur masën e sigurisë, ishte gjendja e dy fëmijëve të të arrestuarës dhe bashkëshortit të saj.

“Jetesa pa nënën ka sjellë tronditje psiko-emocionale duke humbur besimin në vetvete dhe ndikon në mënyrën e të jetuarit”, citohet në vendimin e gjykatës akti i ekspertimit psiko-social të fëmijëve.

Pretendimet e mbrojtjes janë gjetur të bazuara nga prokuroria që ka pranuar zbutjen e masës duke shtuar edhe se Sterjo nuk mund të ndikonte në prishjen e hetimeve dhe se ajo kishte dhënë dëshmi të detajuara mbi çështjen.

Pas kësaj gjyqtarja e çështjes Eglantina Mikani ka arsyetuar se “kufizimi i lirisë në këtë rast, por në kushtet e shtëpisë është i përligjur duke patur parasysh këtu rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të shprehur në marzhin e dënimit, rrethanat e kryerjes të saj, por dhe qëndrimin e vetë shtetases nën hetim si dhe të organit procedues”.

Gjyqtarja thotë se mbante parasysh edhe qëndrimin e prokurores e cila në seancë kishte bërë me dije se nuk kishte qenë në dijeni të rrethanave familjare, por me njohjen me to edhe ajo vetë do kishte paraqitur kërkesë zëvendësimi mase.

Zbutja e masave të sigurimit ndaj zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të ngjashme është diçka rutinë në gjykatat shqiptare dhe argumentet në shumicën e rasteve janë kushtet shëndetësore. Në tetor të vitit të kaluar ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve u lirua përkohësisht nga Gjykata e Posaçme me pretendimin se kishte fëmijë të mitur. Por zbutja e masës së sigurimit ndaj Bllakos u apelua dhe ai u rikthye në qeli pas vendimit të Apelit.

Reporter.al

Etiketa: Kryesore1Lirimi i Viola SterjosViola Sterjo

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
VIDEO/ Raketa ruse bie pranë ushtarëve ukrainas

VIDEO/ Raketa ruse bie pranë ushtarëve ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com