GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biseda telefonike me Trump/ Putin pranon të ndalë sulmet ndaj sektorit të energjisë në Ukrainë – Detajet

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Trump: Nesër do të flas me Putinin për përfundimin e luftës, Kremlini
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar që të ndalë sulmet ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës dhe infrastrukturës për 30 ditë, si një hap drejt arritjes së një armëpushimi të plotë.

Sipas njoftimeve për telefonatën e zhvilluar më 18 mars – që zgjati mbi 90 minuta – nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë u tha se janë të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe afatgjatë me qëllim që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

“Udhëheqësit janë pajtuar se lëvizja drejt paqes të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën, por edhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme. Këto negociata do të nisin menjëherë në Lindjen e Mesme”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në njoftimin e lëshuar nga Kremlini lidhur me bisedën, që u karakterizua si “e detajuar dhe këmbim i sinqertë i pikëpamjeve, u tha se Putini “paraqiti një sërë pikash të rëndësishme lidhur me sigurimin e kontrollit efektiv mbi një armëpushim të mundshëm përgjatë vijës së frontit, nevojën për të ndaluar mobilizimin e detyruar në Ukrainë dhe riarmatosjen e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“U theksua se kushti kyç për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe për të punuar drejt zgjidhjes së tij përmes mjeteve politike dhe diplomatike duhet të jetë ndalimi i plotë i ndihmës së huaj ushtarake dhe i ndarjes së informacioneve të inteligjencës me Kievin”, tha Kremlini.

Pas bisedës Trump-Putin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se gjithmonë shteti i tij ka mbështetur idenë që të mos sulmohen caqet energjetike, ato në det, transporti dhe objektet e prodhimit ushqimor.

“Tani duhet të kuptojmë cilat janë detajet e këtij marrëveshjeje. Nuk i dimë ato. Pa Ukrainën, këto gjëra thjesht nuk mund të jenë realiste”, tha ai.

Duke folur për pjesën e mobilizimit, kërkesë e paraqitur nga Putini, Zelensky tha se udhëheqësi rus nuk flet në aspektin humanitar, por synon “që ta bëjë ushtrinë tonë më të vogël e më të dobët”.

“E njëjta gjë vlen edhe për kërkesat e tij për të ndaluar ofrimin e ndihmës ushtarake dhe inteligjencës për ne”, tha ai.

Presidenti ukrainas tha se nuk beson se partnerët e shtetit të tij do të pranojnë kërkesën e Putinit që të ndalin dërgesat me armë për Ukrainën.

Në njoftimin e Kremlinit u tha po ashtu se bisedimet e paqes “duhet të marrin parasysh nevojën absolute për të eliminuar shkaqet thelbësore të krizës dhe interesat legjitime të Rusisë në zonën e sigurisë”.

Që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Putin ka pretenduar, pa asnjë bazë, se Qeveria ukrainase drejtohej nga neonazistë që kryenin gjenocid ndaj pakicës ruse në lindje të Ukrainës dhe se qëllimi i Rusisë ishte “çarmatosja dhe denazifikimi” i Ukrainës.

Ai po ashtu ka akuzuar aleancën ushtarake të NATO-s se po përpiqet të fitojë terren në Ukrainë, një lëvizje që do të sillte trupat më afër kufijve të Rusisë.

Trump e ka bërë prioritet kryesor në nisje të mandatit të tij të dytë presidencial arritjen e një armëpushimi në luftën trevjeçare në Ukrainë.

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë njoftuan më 11 mars se Kievi ishte pajtuar për një propozim lidhur me një armëpushim 30-ditor.

Më herët, Putin kishte sugjeruar kushte për paqe, sikurse ngrirja e furnizimeve amerikane me armë për Kievin dhe që Ukraina të mbetej “neutrale”.

Kievi për një kohë të gjatë ka kundërshtuar këto kushte.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy, shpesh ka shprehur qëndrimin se që Kievi të pranojë ndonjë marrëveshjes të paqes, ajo duhet të shoqërohet me garanci të sigurisë për Ukrainën nga partnerët e saj perëndimor, përfshirë që një ditë Kievi të bëhet pjesë e NATO-s.

“Kam insistuar për [anëtarësimin e Ukrainës në] NATO, por e dini se cilat kanë qenë përgjigjet”, tha ai në shkurt, duke sugjeruar se rruga për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore mbetet e bllokuar.

Më 16 mars, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një intervistë për CBS se një marrëveshje përfundimtare për paqe “do të kërkojë shumë punë të vështirë, koncesione nga të dyja palët, nga Rusia dhe Ukraina”, duke shtuar se do të ishte e vështirë të fillonin bisedime të tilla “derisa ata po qëllojnë njëri-tjetrin”.

/REL/

Etiketa: Donald TrumpKryesore1RusiSHBAUkraineVladimir Putin

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
GJKKO e la në burg, Veliaj sulmon nga qelia prokurorin: Si ma kurdisi paçavuren për të më arrestuar

Telefoni në paraburgim/ Veliaj fut në telashe gardianët e burgut, SPAK nis hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com