GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bisedat e “Vis Pojës” për të shpëtuar kushëririn nga arrestimi: Ta mbyllim me shef policie në Tiranë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Bisedat e “Vis Pojës” për të shpëtuar kushëririn nga arrestimi: Ta mbyllim me shef policie në Tiranë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen e antimafias italiane Elvis Doçi, i njohur dhe si Visi i Pojës, i cili është akuzuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si një prej krerëve të organizatave kriminale në Shqipëri, që po blinte vota e kërcënonte qytetarët në Durrës, në favor të Partisë Socialiste – del në përgjime ku tenton të përdorë ndikimin e tij në policinë e Tiranës.

Në dosje zbulohet një episod si Elvis Doçi, i njohur dhe si Visi i Pojës ndërhyn në polici për të mos u arrestuar Indrit Tafili, edhe ky një prej anëtarëve të grupit kriminal që ai e identifikon dhe si kushëri.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në shtator 2020. Tafili ishte kapur në Vorë duke ngarë makinën i dehur dhe Vis Poja kërkon të ndërhyjë në policinë e Tiranës për të mos e arrestuar.

I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi arriti ti shpëtonte prangave të policisë në operacionin ‘Ura” e ndërmarrë dje ( më 21 maj 2025) njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali. Pyetja që lind është vallë a u lajmërua për urdhër-arrestin e lëshuar ndaj tij? Për këtë do ta tregojnë hetimet në vijim ndërkohë po sjellim një episod të përgjuar në Sky ECC ku Visi i Pojës ka influencë për të ndikuar te zyrtarë policie. Një tjetër provë të e skemave të kapjes së policisë  nga krimi i organizuar.

A kemi ndonjë shef në Tiranë që e mbyll pa letra?

Biseda e Elvis Doçit, i njohur dhe si Visi i Pojës me një person të tretë ende të njohur është bërë më 24. 09.2020

Në këtë rast, Elvis Doçi i referohej bashkëbiseduesit të tij duke i thënë se kushëriri i tij, të cilin e identifikonte si Indrit Tafili, pas një aksidenti ishte ndaluar nga policia në Vorë, sepse kishte rezultuar në gjendje të dehur me një normë alkooli prej 0.53 mg/l, që kalon kufirin e lejuar. Duke pasur frikë se mund të arrestohej, ai pyeste nëse kishte ndonjë mundësi ndërhyrjeje pranë zyrtari të policisë së Tiranës për të shmangur ndalimin:

“Vëlla (…) je aty? (…) kushëriri im ka bërë një aksident në Vorë (…) dhe e kanë futur brenda se alkooli i ka dalë 0.53 (…) kemi ndonjë mundësi? (…) e kanë mbajtur për shkak të alkoolit (…) se po pret disa letra nga Italia këto ditë dhe prandaj s’dua të futet brenda (…) në VORË (…) ka ndodhur para dy orësh, akoma s’i kanë bërë letrat (…) çështja është nëse mundemi (…) para se të bëhen letrat (…) se ndryshe do dalë para gjykatës brenda 72 orëve (…) INDRIT TAFILI (…) në rregull vëlla (…) ideja ishte nëse kishim ndonjë shef (të policisë) në Tiranë që “mbyllte punën pa bërë letrat”.

Në një bisedë tjetër në SKY ECC Indriti tregon për aksidentin që kishte bërë në Vorë

 “Kam bërë një aksident në Vorë (…) dhe më ka dalë testi i alkoolit 0.53 (…) këto kurvat nuk të lënë (…) kamioni më mbylli rrugën (…) makina nuk ecte më (…) u ça goma (…) shpëtova sepse devijova (…) përndryshe do përplaseshim kokë më kokë (…) do kishte shkuar keq (…) ai qelbaniku më mbylli rrugën”

Në lidhje me këtë, verifikime të mëtejshme janë kryer nga Skuadra Hetimore e Përbashkët dhe është bërë e mundur marrja e procesverbalit të konstatimit të lëshuar nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës ndaj shtetasit shqiptar TAFILI Indrit , nga i cili rezulton se më 24.09.2020, ai është kontrolluar teksa drejtonte automjetin AUDI me targë AA507YN dhe, pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, rezultoi pozitiv me një nivel prej 0.53 mg/l.

Ky episod ngre pyetje serioze të cilat hetuesit duhet të japin përgjigje:
Kush ishte zyrtari i policisë në Tiranë që Visi i 
Pojës kontaktoi me Sky Ecc? A është hetuar ky rast? Pse ngjarja nuk u bë publike asokohe? Kush janë lidhjet e Elvis Doçi me strukturat shtetërore në Tiranë?

Image

Image

/SYRI.net/

Etiketa: drogeElvis DoçiKryesore1TrafikVisi i Pojes

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Luka Modric “i përjetshëm”, vjen nga stoli dhe i jep fitoren Realit

Luka Modriç vendos të largohet nga Real Madrid, mesazhi i kroatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com