GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa muaj pas dy operacioneve të njëpasnjëshme në Greqi që çuan në goditjen e dy grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës, të zbuluara pas komunikimeve në “Sky Ecc”, policia greke ka zhvilluar operacionin e tretë. Sërish në skenë kanë dalë përdorues shqiptarë të platformës, duke çuar në zbulimin e dy grupeve të tjera kriminale që kanë vepruar në vitet 2020-2021.

Kater persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të së cilës ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke.

Nga mbledhja, korrelacioni dhe vlerësimi i përmbajtjes së komunikimeve të bëra përmes aplikacionit online “Sky Ecc”, në kombinim me materialet e tjera para-hetimore, u bë e mundur që autoritetet të identifikonin disa nga përdoruesit e vërtetë të kodeve specifike PIN të aplikacionit “Sky Ecc”, të cilët janë anëtarët e mbetur të grupeve kriminale.

Lidhur me individët e dyshuar, nga komunikimet (mesazhe me shkrim dhe audio, shkëmbim fotosh) përmes aplikacionit online “Sky Ecc”, dolën indikacione të forta për përfshirjen e tyre, me role të rëndësishme, në rrjete ndërkombëtare për furnizimin dhe ruajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë dhe kokainë), me qëllim përfundimtar trafikimin e tyre në territorin grek, si dhe blerjet dhe shitjet e paligjshme të armëve të zjarrit (pistoleta dhe armë luftarake).

Gjatë operacionit që u krye, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi dhe automjete, u gjetën dhe u sekuestruan 41.365 euro, 6 telefona celularë, një automjet që përdorej si mjet për kryerjen e trafikut të drogës, si dhe një kartë e Policisë me të dhënat e oficerit të policisë, e cila ishte deklaruar e humbur prej tij.

Oficeri grek bashkëpunonte me shqiptarin Mario Diamanti

Oficeri 56-vjeçar grek, rezulton të ketë dalë në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024 dhe deri atëherë shërbeu në Shërbimet e Sigurisë së Athinës Perëndimore dhe më pas në Drejtorinë e Policisë Athinë.

Oficeri në pension doli në pah nga pjesëmarrja e tij aktive në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës të udhëhequr nga shqiptari Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina, i cili u vra në nëntor 2021 jashtë një karburanti që ai zotëronte, në Nikaia të Athinës.

Oficeri i policisë kishte ndërmjetësuar gjithashtu për blerjen dhe shitjen e paligjshme të kallashnikovëve nga një person i panjohur për Mario Diamantin. Në të njëjtën kohë, ishte zbuluar pjesëmarrja aktive e oficerit të policisë në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte edhe një emigrant nga Gjeorgjia, të cilit ai njëkohësisht i “siguroi” përmbushjen e paligjshme dhe të dukshme të kushteve të tij kufizuese, ndërsa i dha informacion dhe udhëzime shqiptarit dhe emigrantit nga Gjeorgjia për të shmangur arrestimin e tyre.

Kush është Mario Diamanti

Marius Diamanti alias Mario Diamanti, u ekzekutua më 16 nëntor 2021 jashtë karburantit të tij në Nikaia, Athinë. Diamanti kishte qenë i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar më 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjtë me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit. Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje.

Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasës shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis. Në maj 2023 Diamanti u akuzua pas vdekjes, se ishte autori i vrasjes së trafikantit belg Kristof Waegeman më 29 maj 2020 në Voula, Athinë. Ai u qëllua me dy plumba në kokë. Në vitin 2015, Waegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes portit të Antwerp. Waegeman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Waegeman njihet me emrin Geert Nelle.

Etiketa: bandeGreqiPolicShqiptar

Lajme të lidhura

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
Para
Zjarr në kryeqytet, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë (Video)

Zjarr në kryeqytet, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com