GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bisedat në “Sky”, kush është “Tani” i drejtësisë që u pagua nga Pëllumb Gjoka 4 ditë pas lirimit të Behar Bajrit

18:47 - 19/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Bisedat në “Sky”, kush është “Tani” i drejtësisë që u pagua nga Pëllumb Gjoka 4 ditë pas lirimit të Behar Bajrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në operacionin juridik për lirimin e Behar Bajrit nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë, rezulton të mos jetë përfshirë vetëm biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita apo gjyqtari Sokol Shehu, por në dosjen “Metamorfoza” duket se janë përfshirë dhe emra të tjerë të Drejtësisë.

Një konglomerat juristësh, deri në nivelet e lartë të Drejtësisë Shqiptare, kanë dhënë ndihmëse përmes vendimeve, ndikimit dhe influencës së tyre në tre shkallët e gjyqësorit Shqiptar, që Behar Bajrit, ti krijoheshin kushtet ligjore për të dalë nga qelia.

Në aplikacionin “Sky” flitet për një personazh të njohur të Drejtësisë Shqiptare me emrin “Tani”, i cili 4 ditë pasi Behar Bajri kishte dalë nga burgu shkon në takim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke u dorovitur financiarisht nga ky i fundit, për ndihmesën që kishte dhënë në operacionin juridik për lehtësimin e kushteve ligjore që ndikuan në lirimin nga burgu të Bajrit.

Në takimin që ka pasur personazhi i Drejtësisë me emrin “Tani”, Pëllumbi i thotë Behar Bajrit në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:

“…vëlla e takova “Tanin”, ja dhashë ato. Me zor ja kam dhanë me 100 bena…i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë. Shumë faleminderit tha…Por nuk deshi me i marë, tu ba be ja kam dhanë, dhe i erdhi shumë mirë, që je kujtua.Duhet vëlla dhe i thashë që ke thana “…ta paça borxh tan jetën…”.

Por ndaj këtij personazhi të Drejtësisë, kreu i SPAK Altin Dumani, nuk ka vepruar as me marrjen e tij në pyetje për sqarimin e këtij episodi, as me kontrollin e shtëpisë, as me sekuestrim telefoni dhe me asnjë nismë tjetër ligjore, duke e lënë rastin jo të domosdoshëm për ta hetuar.

Një pjesë e bisedave dhe negociatave që çuan në kapërcimin e derës së burgut nga i arrestuari i operacionit “Oaz”, Behar Bajri, janë zhvilluar në aplikacionin “SKY”, të cilat tashmë janë zbardhur në dosjen “Metamorfoza”, që SPAK ka çuar për shqyrtim në gjykatë.

Behar Bajri arrin të dalë nga burgu në 29 qershor 2020, pasi Xhevahir Lita, kishte krasituar akuzat e rënda si “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, Vrasje me dashje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në këmbë mbeti vetëm akuza e “Organizimit të lotarive të palejuara”, për të cilën Behar Bajri, u dënua në gjykatën e Shkodrës.

Bajri arrin në dalë nga burgu dhe në 4 korrik 2020, bisedon me Pëllumb Gjokën, për një seri planesh.

Por në bisedë e sipër të zhvilluar në aplikacionin “Sky” mes tyre zhvillohet një bisedë për respektimin financiarisht të një personazhi me emrin “Tani”, që dukshëm sipas përmbajtjes ka ndihmuar Behar Bajrin për të dalë nga burgu.

Pëllumbi i thotë Behar Bajrit: “…vlla e takova dhe Tanin, ja dhashë ato…”. Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: “…po po… po…po…”.

Sërish Pëllumb Gjoka vijon t’i shkruajë Beharit që kishte vetëm 4 ditë që ka dalë nga burgu:”…me zor ja kam dhanë me 100 bena, i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë…Shum shum faleminderit tha…”.

Pëllumbi: Po Tanit….

Behari: Mirë bane….

Pëllumbi: ”…Nuk deshi me i marrë, tu ba be ja kam dhanë dhe i erdhi shumë mirë që je kujtuar…I thashë që ke thanë tit a paca borxh tan jetën…”.

Por Behari ia kthen Pëllumbit shkurtimisht: ”…shumë mirë vëlla…dhe ishadha nuk bahet se me pas nevojë më ka gati me pas naj hadh…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka vijon ti shkruaja Beharit duke i thënë se “Tani” që ai kishte takuar i ka lënë një porosi për Beharin që mos flasë dhe komunikojë me Senadin,(personazh i njohur në Shkodër) se nuk është në terezi me mënd e kokës.

“…më tha me të porositë, mos fol asgja me Senadin se nuk asht në terezi me mend të kresë. Senadi të don shumë ty, por qysh kur i ka ra infrakti nuk është normal…”-i thotë në apikacionin “Sky”, Pëllumb Gjoka, Behar Bajrit.

Bajri ia kthen:”…po po, qa mej than…”. Por Pëllumbi vijon sërisht duke shkruar:”…nuk din ca flet Senadi, më porositi me të thanë…”.

Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: ”…po mirë, ma vlla…”.

/Oranews/

Etiketa: Behar BajriKryesore1pellumb gjokaSky

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Salianji reagon për vendimin e Gjykatës së Lartë: Trafikanti vëlla apo xhaxha nuk bëhet hero! E vërteta nuk mbulohet

Alizoti takon Salianjin në burgun e Fierit: Shembull i qartë i burgosjes politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com