GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

21:39 - 16/02/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekipi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, niset në Arabinë Saudite për bisedime mbi luftën në Ukrainë.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për në Arabinë Saudite të dielën me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz për bisedime lidhur me rrugët për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Këto bisedime pritet të ndër diskutimet e para të nivelit të lartë midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë ndër vite dhe kanë për qëllim t’i paraprijnë një takimi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Udhëheqësit ukrainas dhe zyrtarë të vendeve evropiane kanë shprehur publikisht zhgënjimin që zyrtarët amerikanë i kanë përjashtuar ata në disa negociata me rusët.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nuk janë ftuar në takimin e Arabisë Saudite dhe se nuk do të jenë të detyruar të zbatojnë asnjë marrëveshje që del nga çdo dialog atje.

Zoti Witkoff kundërshtoi idenë se ukrainasit janë përjashtuar nga bisedimet me rusët. Në intervistën për televizionin Fox, ai vuri në dukje se zyrtarët ukrainas u takuan me disa zyrtarë të lartë amerikanë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih gjatë fundjavës, megjithëse ai nuk tha nëse ukrainasit ishin të mirëpritur në Arabinë Saudite.

“Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me përjashtimin e askujt,” tha Witkoff.

“Në fakt, bëhet fjalë për përfshirjen e të gjithëve.”
Njoftimet e para për negociatat dolën të shtunën dhe sipas tyre në bisedime do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Zoti Rubio pati një telefonatë të shtunën me homologun e tij rus, Sergei Lavrov gjatë së cilës ata diskutuan për konfliktin në Ukrainë, thanë të dyja palët.

Ata ranë dakord për kontakte të rregullta për të përgatitur një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit Trump, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ndërkohë Franca tha të dielën se do të mbajë të hënën një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, në përpjekje për një përgjigje konkrete për qasjen e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj konfliktit./VOA/

Lajme të lidhura

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)
Aktualitet

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
E pëson shqiptari në Itali! Gruaja e denoncoi për dhunë, policia i gjen në banesë kokainë dhe mijëra euro

E pëson shqiptari në Itali! Gruaja e denoncoi për dhunë, policia i gjen në banesë kokainë dhe mijëra euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com