GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bislimi e Murati takohen me përfaqësuesit e FMN dhe Bankës Botërore

17:33 - 17/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Bislimi e Murati takohen me përfaqësuesit e FMN dhe Bankës Botërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Muratin, gjatë qëndrimit në Washington për takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, u pritën nga përfaqësues të lartë të të dyja institucioneve.

Në kuadër të takimeve me Bankën Botërore, zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri Murati u takuan me shefen menaxhuese të operimeve, Anna Bjerde dhe zëvendës0shefen për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.

Siç u bë e ditur në komunikatë, diskutimet gjatë takimeve u fokusuan rreth situatës ekonomike globale e asaj vendore. “Një theks i veçantë iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Gjithashtu, Bislimi dhe Murati takuan zëvendës-shefin menaxhues të FMN-së, Bo Li dhe shefin e FMN-së për Evropë, Alfred Kammer. Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri i FMN-së për qëndrueshmëri, i ashtuquajturi “Resilience and Sustainability Trust”. Ky lajm vjen pas negociatave të Qeverisë me FMN-në gjatë vizitës së FMN-së në muajin mars në Kosovë.

Programi i ri i FMN-së në Kosovë përfshin vënien në dispozicion të deri në 260 milionë euro, prej të cilave 100 milionë euro do të jenë në formë të mbështetjes buxhetore, ndërsa 80 milionë euro do të vihen në dispozicion për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me erë dhe diellore, me mundësi zgjerimi edhe për 80 milionë euro të tjera.

Ndryshe, takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik.

Etiketa: BBbislimiFMNKosovaMurati

Lajme të lidhura

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
Mijëra punëtorë në grevë në Norvegji, kërkojnë paga më të larta

Mijëra punëtorë në grevë në Norvegji, kërkojnë paga më të larta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të...

Lexo më shumë
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com