GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bitri: Tifozët s’e duan kombëtaren, shkojnë në stadium vetëm për…

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Bitri: Tifozët s’e duan kombëtaren, shkojnë në stadium vetëm për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për grupin E të Europianit 2023. Në 7 shtator kuqezinjtë do luajnë në “Fortuna Arena” të Pragës kundër Çekisë (20:45) kryesuese të grupit, ndërsa në datën 10 tanët presin në Tiranë skuadrën e Polonisë.

Përpara dy sfidave që janë vendimtare për fatet e grupit, foli edhe mbrojtësi Eneo Bitri. I lënë në listën e pritjes nga trajneri Sylvinho, 27-vjeçari në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu në Report TV “zbuloi” skuadrën çeke, duke qenë se deri një muaj më parë ishte pjesë e Banik Ostrava në këtë ligë.

Për Bitrin, Kombëtarja shqiptare ka më shumë cilësi dhe shanset janë të mëdha për një vend në finalen e “Gjermani 2024”. Beratasi pret më shumë tifozë kuqezinj në stadiumin e Pragës, pasi çekët nuk ndjekin kombëtaren njëjtë si ekipet e ligës, duke e kthyer mbështetjen për ta deri në huliganizëm.

“Si ju duket Çekia? Isha para një muaji në kampionatin çek dhe ata që luajnë në atë kampionat që janë të grumbulluar i njoh. Shoh një ndeshje të vështirë pasi janë ekip fizik. Ne kemi më shumë kualitet në ekip, që t’i ndëshkojmë në momentet tona më të mira. Atmosfera në stadium? Mund të them se tifozët çek nuk janë shumë të apasionuar me ekipin, më shumë ndjekin klubet dhe janë huliganë në rolin e vet. Tifozët tanë do jenë më shumë se ata, ka shumë shqiptarë në Çeki dhe kam informacion se do jenë të shumtë”, tha Bitri.

Më pas ish-mbrojtësi i Partizanit foli edhe për mënyrën sesi shihet kombëtarja jonë në Çeki dhe formën e kuqezinjve.

“Interesi në Çeki dhe vendi i dytë për ne në grup? Na shohin si kundërshtar të fortë, paçka se në Çeki media i bën gjërat për lajm. Na njohin cilësitë dhe kualitetin. Ata nuk do e marrin lehtë, dinë t’i vlerësojnë ndeshjet e forta. Na konsiderojnë si një ndër ekipet më të forta. Forma e Kombëtares dhe kualifikimi? Kemi shanse të mira për në Evropian, kemi grupin dhe kualitetin. Lojtarët tanë luajnë në nivele të larta në Evropë. Të shfrytëzojmë shanset. Një pjesëmarrje në Euro 2024 do na rriste shumë në futboll. Dëshira ime është që kundër Çekisë të fitojmë, mendoj se do bëjmë rezultat pozitiv”, tha 27-vjeçari.

Eneo Bitri më pas u ndal edhe te ftesa nga Sylvinho, me mbrojtësin që zbuloi se është në listën e pritje, me grupin e madh të lojtarëve që shkon deri në 25 emra.

“Kontaktet me Sylvinhon? Jo, trajneri nuk më ka kontaktuar. Kam qenë në listën e pritjes për tani. Është vendimi i tij dhe e respektoj. Kur të vendosë trajneri, jam gati për kombin dhe mezi e pres këtë ftesë”, tha futbollisti.

Më pas lojtari që ka luajtur tre ndeshje me Kombëtaren tregoi se përse një muaj më parë la Çekinë për të kaluar te Valerenga në Norvegji.

“Largimi nga kampionati çek dhe kalimi te Valerenga në Norvegji? Në Çeki më donin shumë, kam pasur respekt. Klauzola që kisha në Çeki u ble nga klubi norvegjez. Ka kushtuar 500 mijë euro. Doja të lëvizja sepse nga liga norvegjeze ke më shumë mundësi për në Europë”, tha Bitri.

Beratasi është i njohur në vendin tonë për aktivizimin te Partizani, teksa u shpall kampion me të kuqtë në 2019./Tema

Etiketa: Eneo Bitri

Lajme të lidhura

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26
Para
Georgina pozon me çantën që kushton 230 mijë euro

Georgina pozon me çantën që kushton 230 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com