GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku ngre alarmin: Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas 35 vitesh, Parlamenti nuk diskuton programin e qeverisë,Tabaku: Nuk kanë as program e as vizion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përgatitjes reale të ekonomisë shqiptare dhe sidomos të bizneseve për standardet europiane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratim ligjesh në letër, ndërkohë që bizneset shqiptare mbeten të papërgatitura për kostot dhe standardet që kërkon tregu europian.

Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërsa shumica dërrmuese nuk përballojnë dot kostot e përafrimit me standardet e BE-së.

“Integrimi nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Është ndërtim standardesh dhe institucionesh funksionale në praktikë,” deklaron Tabaku.

Fjala e Tabakut:

Duke uruar që ta keni nisur mbarë javën, doja që diskutimin për këtë javë ta nisja me çështjen e integrimit europian.

Është një çështje që ka qenë kryefjalë e ditës, e javëve dhe e muajve të fundit. Fatkeqësisht, jo gjithmonë për arsyet e duhura. Por sot dua të ndalem tek një element shumë i rëndësishëm: gadishmëria e biznesit shqiptar për procesin e integrimit.

Vetë shoqatat e biznesit deklarojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërkohë që 98% e tyre nuk i përballojnë dot kostot.

Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë që integrimi europian duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin shqiptar. Duhej të ishte bërë me kohë një analizë reale e kostove dhe përfitimeve. Bizneset duhej të ishin informuar, konsultuar dhe përfshirë në diskutimet për të gjithë legjislacionin e Bashkimit Europian që do të duhet të zbatojnë.

Si do t’i prekë ky legjislacion?

A janë gati që të rrisin investimet?

A janë gati që të adoptojnë teknologjinë?

A kanë punonjës të kualifikuar për të përballuar këtë proces?

I njëjti diskutim vlen edhe për boshllëqet ekonomike dhe sociale në vend. Nga pagat, tek pensionet, tek çështjet sociale, fatkeqësisht Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet e fundit në rajon.

Për këtë arsye, kur themi se procesi i integrimit duhet të jetë prioritet kombëtar, pikërisht këtë kemi parasysh: përgatitjen reale të shoqërisë shqiptare për Bashkimin Europian.

Sepse integrimi nuk është thjesht miratim ligjesh në letër. Integrimi është ndërtim standardesh, institucionesh dhe një ekonomie funksionale në praktikë.

Etiketa: BizneseintegrimTabaku

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com