GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bizneset ankohen çdo ditë, kujtohet Rama: Më pak gjoba nga inspektorët!

17:04 - 14/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bizneset ankohen çdo ditë, kujtohet Rama: Më pak gjoba nga inspektorët!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me afrimin e zgjedhjeve, qeveria bëhet gjithnjë e më e butë dhe më e mirëkuptueshme për individin dhe biznesin. Ndëshkimet shndërrohen në këshilla dhe gjobat thuajse zhduken për qytetarët e thjeshtë. Me këtë logjikë ka folur sot kryeministri Edi Rama në një takim në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama u qau hallin bizneseve se janë viktima të gjobave të inspektorëve.

“Sot është një pikë e dobët, pavarësisht investimeve që janë bërë, në inspektime. Por nga ana tjetër e dimë shumë mirë që ky presion vijon të jetë dhe nuk mund të justifikohet pasi mund të bëjmë një kapërcim tjetër. Një reformë e inspektoriateve. Një shkurtim i rëndësishëm i numrit të tyre. Një bashkim i një sërë funksionesh që janë të ndara, në një grup inspektoriatesh, një shkëputje nga ministritë për të dalë si një forcë e re dhe autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellën e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit. Të krijojmë bazën për një fazë të re duke ndryshuar qasjen por edhe përmbajtjen e kornizës së shtetit në figurën e inspektorit, në një status të ri” tha kryeministri.

Kryeministri tregoi edhe se ankesat do të bëhen tashmë edhe në prani të përfaqësisë nga trupat e biznesit për të rritur transparencën, pasi shteti është për t’i shërbyer biznesit dhe jo e kundërta.

“Nuk do të jetë një trup që edhe do vendos gjoba dhe të marrë në shqyrtim ankesa. Ankesat do të bëhen edhe me trupat e apelimit në përfaqësinë e trupave të bizneseve, për të krijuar një barrikadë që të mos kapërcehet dot. Përtej kësaj, do të vendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë. Nuk është biznesi për t’i shërbyer shtetit, është shteti për t’i shërbyer biznesit. Do të jetë shteti që do të hedh gjithmonë hapin e parë, për të shkuar më larg në procesin e shtet bërjes dhe më pranë krijimit të një shteti anëtar të BE, vizita e parë nuk ka gjobë, këshillim”, nënvizoi kryeministri.

Heqja e inspektorëve është një refren që përsëritet vazhdimisht nga kryeministri Rama dhe që e ka origjinën që në fushatën e tij të parë për kryeministër, thuajse 15 vjet më parë.

Etiketa: BiznesRama

Lajme të lidhura

VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO
Aktualitet

VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO

20:34 - 22/06/25
Parashikimi i motit/ Nesër termometri shënon 41 gradë Celcius
Aktualitet

Java nis me “të nxehtë afrikan”, parashikimi i motit për nesër

19:55 - 22/06/25
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës

19:34 - 22/06/25
Para
‘Ka punuar mirë k*pili’, pas vrasjes së Gjin Ndojit, biznesmeni Gjoka  i kërkon informacion policit në Shkodër: Dora e kujt duket?

U arrestua gjatë “Metamorfozës”, biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kathemirini: Rrjetat e Erdoganit në Ballkan, popullatat myslimane…
Botë

Turqia paralajmëron se sulmi i SHBA-së ndaj Iranit rrezikon përshkallëzim global

23:30 - 22/06/25

Ministria e Jashtme turke shprehu shqetësim të thellë të dielën për sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke paralajmëruar...

Lexo më shumë
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

23:12 - 22/06/25
Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

22:51 - 22/06/25
Minohet ngushtica e Hormuzit?! SHBA: Irani do të bënte “vetëvrasje” ekonomike

Minohet ngushtica e Hormuzit?! SHBA: Irani do të bënte “vetëvrasje” ekonomike

22:34 - 22/06/25
Bien sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis raketat ndaj Izraelit

Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit

22:12 - 22/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com