GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Biznesi në hall, edhe bangladeshasit arratisen për në BE

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Biznesi në hall, edhe bangladeshasit arratisen për në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problemet më të mprehta të bizneseve.

Që nga prodhuesit e bukës, pastiçerive, përpunuesit e mishit, mobilieve, bare-restoranteve e deri te mungesa e shoferëve të kamionëve në transport, problematika po thellohet, duke u përkthyer në rritje të larta të kostove.

Përveç vështirësive për gjetjen e punonjësve, bizneset po përballen edhe me fenomenin e largimit të punonjësve aziatikë, kryesisht atyre nga Bangladeshi që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të emigruar drejt Europës.

Largimet

“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, përpara disa muajsh punësuam 6 punonjës nga Bangladeshi, me eksperiencë në përpunimin e drurit, të cilët pas 3 muaj pune u larguan nga vendi i punës, pa njoftuar. Kjo është kosto për biznesin, përfshi edhe rritjet e shpeshta të pagave që iu bëjmë punonjësve aktualë”, tha për “Monitor” drejtuesi i fabrikës së përpunimit të drurit FPM Tutto Mobili z. Ilir Linza. Më herët, rasti i largimit të 7 punonjësve nga Bangladeshi është ngritur edhe nga eksportuesit e lëndës së parë të produkteve shtazore.

Përballë rrezikut për largimin e punonjësve, siç po ndodh me disa biznese të tjera, kompanitë po e konsiderojnë marrjen e punonjësve nga Egjipti një fazë eksperimentale, pasi nuk mbetet rrugëzgjidhje tjetër për gjetjen e burimeve njerëzore.

Dritan Cacaj, drejtuesi i mobilerisë “Trin Mobileri”, pohoi më herët se prej shtatorit të 2022 sektori vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për këtë arsye i është drejtuar një agjencie punësimesh për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti me përvojë të ngjashme në vendin e tyre për përpunimin e drurit.

Vështirësi me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore po hasin edhe përpunuesit e mishit. Administratori i kompanisë “Tona”, Nikolla Tona, thotë se i mungon 30% e fuqisë punëtore, pasi janë larguar në Gjermani. Ai pohon se deri tani ka arritur të zëvendësojë 20% të tyre me vendas, por asnjë nuk është punonjës i kualifikuar, duke ndikuar te rendimenti i prodhimit.

Kryetari i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, pohon se mungesa e theksuar e punonjësve po ndihet në furrat e bukës dhe pastiçerive.  Peshkopia e cilëson mungesën e punëtorisë si “thembrën e Akilit” për sektorin.

Për shkak të largimit të punonjësve të vendeve aziatike që po ndodh në sektorë të tjerë të ekonomisë prodhuesit e bukës kanë mbetur të stepur para punësimeve të huajve.

Rrugëzgjidhje

Peshkopia rekomandon se zgjidhja e kësaj problematike duhet të ofrohet nga institucionet shtetërore nëpërmjet hartimit të një plani kombëtar, ku secili nga sektorët të nxjerrë të dhënat për kërkesën e fuqisë punëtore të munguar dhe më pas agjencitë e rekrutimit të kontrollohen nga shteti.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve deklaroi se i mungojnë 15,000 punonjës, ku arsyeja kryesore mbetet emigracioni, kryesisht i të rinjve. Para krizës së pandemisë në 2019, sipas të dhënave të INSTAT, numri i të punësuarve në këto struktura arrinte 45,000 punonjës. Për zgjidhjen e kësaj problematike, prej 3 muajsh bizneset po kërkojnë punonjës nga Filipinet.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve rekomandon si zgjidhje përfshirjen në këtë mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të komunitetit rom të Shqipërisë nëpërmjet zyrave shtetërore të punësimit.

Shoqata shpreh gatishmërinë për nisjen e trajnimeve vullnetare për këtë kategori të shoqërisë me qëllim punësimin e tyre në bare dhe restorante, por kërkon ndërhyrjen e shtetit që kërkesa për punësime të kanalizohet nëpërmjet zyrave të punësimit shtetëror./Monitor

Etiketa: biznesibngladesh

Lajme të lidhura

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Para
Tragjike, treni tërheq zvarrë dy fëmijë në Gjermani

Tragjike, treni tërheq zvarrë dy fëmijë në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën
Aktualitet

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e hidhur e ka publikuar vetë...

Lexo më shumë
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26
Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

10:06 - 03/08/26
Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

09:42 - 03/08/26
Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

09:19 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com