GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Biznesmenët italianë nuk paraqiten në komision, Vokshi: Policia t’i sjellë me zor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Biznesmenët italianë nuk paraqiten në komision, Vokshi: Policia t’i sjellë me zor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre biznesmenët italianë, Umbro Staccini, që zotëron kompanitë “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” , dhe 2 aksionerët e tjerë të këtyre subjekteve, Elisabetta Anzanello e Giorgio Tardioli kanë njoftuar se nuk do të paraqiten në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja e komisionit që heton koncesionin e Sterilizimit dhe Check-up, Albana Vokshi tha në nisje të seancës se 3 shtetasit italianë, të cilët parashikohej të pyeteshin sot nga ligjvënësit kanë refuzuar të marrin pjesë, duke e argumentuar mungesën me angazhimet personale.

Kjo është hera e tretë sipas Vokshit që biznesmenët italianët kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar, ndaj sipas saj në vijim do duhet që të veprojë policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin hetimor parlamentar.

I njëjti problem është hasur edhe me dy dëshmitarët shqiptarë, Artan Lleshi dhe Altin Fani.

Vokshi u shpreh se Lleshi refuzoi edhe dëshminë gjatë së premtes duke paraqitur një epikrizë, ndërsa për sot ka paraqitur një raport me fuqi prapavepruese “me çudira në aspektin e afateve”.

“Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me e-mail për shkak të angazhimeve personale dhe të punës në Itali e jashtë Shqipërisë, por edhe kohës së shkurtër të njoftimit. I kemi thirrur 3 herë dhe e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar. Janë jo vetëm aksionerë në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lekë me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese dhe marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat. Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision”, tha Vokshi.

Etiketa: italianeKomisionVokshi

Lajme të lidhura

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Para
Erdhi nga Dubai me 27 kg kanabis në valixhe, arrestohet në Rinas 21 vjeçari

Erdhi nga Dubai me 27 kg kanabis në valixhe, arrestohet në Rinas 21 vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të...

Lexo më shumë
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com