GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli i revoltuar: Çështja në arbitrazh, taksapaguesit do paguajnë faturën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmeve se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes rrjeteve sociale, ai deklaron se kompania MABCO Constructions SA nuk është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare, ndërsa paralajmëron se, nëse vendimi konfirmohet, çështja do të përfundojë në arbitrazhin tregtar ndërkombëtar, me pasoja financiare që sipas tij do t’i rëndojnë taksapaguesve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor.

Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore.

Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale. Fatkeqësisht, përballë papërgjegjshmërisë, heshtjes dhe veprimeve të paligjshme të disa përfaqësuesve shtetërorë, çdo mundësi për zgjidhje është mbyllur.

Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e veprimeve të elementëve që, nën mbulesën e institucioneve, kanë vepruar jashtë ligjit, si dhe e dështimit të një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorit.

Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë, sepse ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi.

MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroportit.

Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier dhe të përfundonte projektin. Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën.

Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës.

Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë dhe me parimin universal të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike, përfshirë provat dhe faktet qe posedon kunder seicilit qe ka shkaktuar këtë skandal të turpshëm e deri të ARBITRAZHI tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqesuesve të institucioneve shtetërore.

Etiketa: aeroporti VloresKryesore1pacolli

Lajme të lidhura

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
Para
Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, zhduket punonjësja e një “Exchange” në Vlorë

Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, zhduket punonjësja e një “Exchange” në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Agasi ka rënë në pranga në qytetin...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com