GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Biznesmenit Gentjan Sula i sekuestrohet telefoni nga SPAK, kundërshton masën në gjykatë

13:46 - 08/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Biznesmenit Gentjan Sula i sekuestrohet telefoni nga SPAK, kundërshton masën në gjykatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, biznesmeni Gentjan Sula ka bërë kërkesë për kthimin e celularit të sekuestruar.

Burime bëjnë me dije se BKH i ka marrë telefonin në kuadër të një hetimi që po kryhet nga SPAK.

Sula e ka kundërshtuar këtë veprim dhe ka kërkuar që të hënën, GJKKO të shqyrtojë kërkesën e tij, pasi biznesmeni e konsideron këtë veprim si të paligjshëm.

Më 6 janar 2025, ai dëshmoi për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Biznesmeni nuk dhe deklaratë për mediat, dhe zyrtarisht nuk ka pasur një komunikim zyrtar se per çfarë çështje është marrë në pyetje Gentian Sula, megjithatë, sipas disa raportimeve mediatike, marrja e tij në pyetje mund të lidhet me banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është nën hetim. Ky i fundit ka deklaruar se prej vitesh jeton në rezidencën “Kodra e Diellit”, që është zhvilluar nga firma e ndërtimit të Sulës.

Po ashtu, në këtë ambient jetojnë edhe disa politikanë të rëndësishëm që janë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut lidhur me hetimet e veçanta për pasuritë e tyre.

Emri i Gentjan Sulës përmendet edhe në dosjen hetimore në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas hetimeve, biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë para cash nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, për të paguar kreditë.

Sipas dosjes, “shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro”.

“Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetëe Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro”, thuhet më tej në dosje,

Gentjan Sula, përmes firmës së tij të ndërtimit, ka marrë vitet e fundit tendera me vlerë dhjetëra milionë euro, të vlerësuara nga ekspertët me “flamur të kuq”, që tregon rrezikun e korrupsionit.

Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.

Etiketa: Gentjan SulaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Edi Rama: Gjykatat nuk kontrollohen nga qeveria

Edi Rama: Gjykatat nuk kontrollohen nga qeveria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com