GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nen i çuditshëm në kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës, i jep fuqi Bankës Kombëtare Tregtare që të ndryshojë pronarin e koncesionit. Më konkretisht, neni 19.4 i kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të përbërë nga Mabco, 2A Group dhe Yda thotë shprehimisht:

“Palët pranojnë se, në rastin e një mospërmbushjeje nga Koncesionari nën këtë Kontratë, apo nën Marrëveshjen e Financimit, dhe vazhdimit të rastit të mospërmbushjes deri në skadimin e afatit për korrigjim, Institucionet Financiare apo Përfaqësuesit e Institucioneve Financiare, siç mund të jetë rasti, kanë të drejtë të nominojnë një Shoqëri Zëvëndësuese për Autoritetin Kontraktues, e cila do të zëvëndësojë Koncesionarin.”

Neni qe i jep tagrin BKT-së të propozojë ndryshimin e pronarit të koncesionit

Më tej, në nenet 19.5 dhe 19.6 sqarohen kushtet që duhet të përmbushë pronari zëvendësues i propozuar nga banka si dhe procedurat se si bëhet zëvendësimi.

Kushtet e zëvendësimit të pronarit

Përmes këtyre neneve, BKT ka fuqinë që të propozojë ndryshimin e pronarëve të koncesionit të Aeroportit të Vlorës, nëse këta të fundit nuk shlyejnë rregullisht kredinë. Sigurisht që ky propozim duhet të miratohet më pas nga qeveria, ose më saktë ministria e Infrastrukturës në cilësinë e Autoriteti Kontraktor.

Kapitali konsultoi një sërë kontratash koncesionare të nënshkruara nga qeveria shqiptare. Në asnjërën prej tyre nuk gjendet një nen i tillë, i cili i jep tagrin bankës që të ndryshojë pronarin e koncesionit. Në një situatë normale, ky nen nuk do të kishte asnjë rëndësi. Por në rrethanat e reja të krijuara nga konflikti i ashpër mes aksionerëve, ky parashikim në kontratën koncesionare mund të kthehet në instrument fatal për secilin nga aksionerët.

Sherri bllokues mes dy ortakëve, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, mund ta çojë kompaninë koncesionare Vlora International Airport në pamundësi për të shlyer kredinë 56 milionë euro të marrë në BKT, ndonëse sipas informacioneve që ka Kapitali, të paktën deri në muajin e kaluar, shlyerja e kredisë ka qenë korrekte.

Por një situatë potenciale bllokimi, çka në kushtet e reja të konfliktit është shumë e mundshme, do të hapte rrugën që BKT të përdorte nenin për ndryshimin e pronarëve të koncesionit.

Në një situatë, ku qeveria, njëri prej ortakëve dhe BKT do të ishin në një linjës, ortaku tjetër mund të përjashtohet nga koncesioni. A mos ndoshta ka qenë kjo arsyeja se pse Behgjet Pacolli është ndjerë i rrezikuar dhe shkoi të marrë një kredi tjetër prej 100 milionë eurosh nga një shoqëri në Luksemburg? Ky mbetet thjesht një hamendësim.

Por ajo që është e vërtetë dhe e provuar, janë nenet që i japin fuqi BKT-së të propozojë zëvendësimin e pronarëve të koncesionit duke e bërë këtë bankë si përmbaruesin e qeverisë. Ky është një tjetër skandal i madh në çorbën e korrupsionit të Aeroportit të Vlorës.

/Kapitali.al/

Etiketa: Aeroporti i VloresBKTKryesore1

Lajme të lidhura

Rama: Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani
Breaking Views

Rama: Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani

21:20 - 05/06/26
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze
Breaking Views

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze

21:02 - 05/06/26
Thirrje diasporës nga Bulevardi: Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë
Breaking Views

Thirrje diasporës nga Bulevardi: Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë

20:39 - 05/06/26
Para
Kërkohet qëndrimi në Ligën B, Kombëtarja shqiptare e vajzave përballet sot me Qipron

Kërkohet qëndrimi në Ligën B, Kombëtarja shqiptare e vajzave përballet sot me Qipron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazetari italian i ‘zë rrugën’ kryeministrit në Vlorë: A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë?
Breaking Views

Gazetari italian i ‘zë rrugën’ kryeministrit në Vlorë: A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë?

22:22 - 05/06/26

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Lexo më shumë
“Honxho-bonxhot më tregojnë mua…”/ Rama për protestuesit: Janë pa logjikë, janë dërrasë fare…

“Honxho-bonxhot më tregojnë mua…”/ Rama për protestuesit: Janë pa logjikë, janë dërrasë fare…

22:10 - 05/06/26
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve

21:27 - 05/06/26
Rama: Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani

Rama: Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani

21:20 - 05/06/26
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze

21:02 - 05/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş