GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bledi Çuçi: 15 vjet burg kush ndërton pa leje

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bledi Çuçi: 15 vjet burg kush ndërton pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot në një konferencë për mediat se do të krijohet një strukturë e përbashkët mes policisë së Shtetit dhe inspektorëve  për mbrojtjen e mjedisit. Ai tha se që nga sot çdo punonjës policie do të ketë përgjegjësi për dhunimin e territorit duke nisur nga ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve. Ai tha se dhunuesit e territorit duhet ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm duke u kujtuar atyre që burgu për ndërtimet pa leje shkon deri në 15 vite.

“Jemi mbledhur për një problem që ka një rëndësi specifike në kuadrin e detyrave të policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme, Mendoj që është një moment që duhet ta rimarrim për të vendosur gravitetin e duhur për strukturat e MB për mbrojtjen e mjedisit, territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Është bërë një kohë jo e shkurtër që struktura për mbrojtjen e territorit kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Brendshme. Mendoj që akoma nuk kemi bërë atë që duhet përsa i takon koordinimit që duhet të kenë të gjitha ato struktura parë kjo nga rezultatet e deritanishme. Është bërë një punë e mirë nga agjencitë për mbrojtjen e mjedisit por mendoj që punojmë si ishuj të pavarur.

Mendoj që në kuadër të ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve pa leje është momenti që ta ridimensiojmë. Ka fituar pjekurinë e vet çdo agjenci përkatëse. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që në njëfarë mënyrë ka krijuar një lloj vaukumi në koordinimin e punëve. Me ndryshimet që bëjmë në drejtimin e IKMT-së, gjej Ajet Zyberi merr detyrën e re si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territori. Çdo vepër penale që ndodh në territor. Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit. Ky ekip duhet të funksionojë si një i vetëm. Punonjësi i policisë do jetë përgjegjës për dhunimin e territorit.  Dhunuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi penal për ndërtimet pa leje. Toleranca do jetë zero. Është njësoj si lufta kundër krimit të organizuar. Është e njëjta rëndësi, kontrolli mbi territorin.”, tha ai.

Etiketa: Bledi CuciBurgNdertim pa leje

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
Kushtetuesja rrëzon padinë për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Kushtetuesja rrëzon padinë për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com