GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe i bën 5.1 milionë euro dhuratë Nazif Bajramit dhe Gramoz Qendros për një korridor në spitalin e Gjirokastrës

14:52 - 23/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Blendi Gonxhe i bën 5.1 milionë euro dhuratë Nazif Bajramit dhe Gramoz Qendros për një korridor në spitalin e Gjirokastrës

Shpërdorimi pa kriter i fondeve të spitaleve po nxjerr në pah ndikimin e ministrit Blendi Gonxhe tek tenderat. Që kur

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërdorimi pa kriter i fondeve  të spitaleve po nxjerr në pah ndikimin e ministrit Blendi Gonxhe tek tenderat. Që kur është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe me  kalimin në varësinë e tij të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, tenderat e fondeve të shëndetësisë po jepen pa asnjë lloj gare.

Këtë herë i është vënë gishti spitalit të Gjirokastrës përmes tenderit me objekt “Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal Gjirokastër”, për të cilin janë vënë në dispozicion  5.1 milion euro.

Me këtë fond të konsiderueshëm do të ndërtohet një korridor  lidhës në katin e dytë të godinave të spitalit.

Më tutje në listën e punimeve tregohet se do të bëhet rikonstruktim i mureve të godinës. Fryrja e fondit për investimin e mësipërm mund të verifikohet saktësisht vetëm nga auditimi që mund të bëjë KLSH, por në këto kushte mund ta krahasojmë në raport me ofertat e operatorëve pjesëmarrës në tender. Kjo është një tendencë, pasi komisionet veprojnë në bazë të kërkesave që ka kompania që favorizohet.

Kështu, propozimet e bizneseve që shfaqën interes për këtë tender varionin nga 330,784,741.35 lekë  që është bërë nga BOE “L.T.E CONSTRUCTION” shpk & “Nova Construction Group” shpk & “JOGI” shpk, deri në 458,836,965.8 lekë, që është oferta e Operatorit Ekonomik “ULZA” shpk.

Pra, ka një diferencë shumë të madhe mes përllogaritjes që ka bërë komisioni i OBP dhe tregut.

Open Data Albania e vlerëson tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Në fakt ligji kërkon që në fazën e mbajtjes së tenderit  të vihen në konkurencë të paktën 2 ose më shumë ofertë të vlefshme, për të marrë në konsideratë atë  më ekonomiken dhe që plotëson kriteret.

Operatori  Blerjeve të Përqendruara, që është në këtë rast Autoriteti Kontraktor ka skualifkuar në fazën  e parë 16 oferta nga  17 të tilla që ishin paraqitur. Për 4 prej tyre komisioni i Gonxhes justfiikohet se kanë mungesë dokumentacionesh, kur ndërkohë edhe për këtë pikë ligji i kërkon që të njoftojë më herët ofertuesit. Ndërsa për  kompanitë e tjera nuk ka dhënë asnjë arsyetim.

Tenderi duket se është formal, pasi tre nga pjesëmarrësit kanë paraqitur ofertën 0 (zero) lekë. 16 oferta që ishin “pengesë” u skualifikuan qysh në fazën finale dhe në fund ishte i vlefshëm vetëm propozimi i bashkimit të operatorëve “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” shpk – “BAJRAMI N.” shpk me vlerë 3.7 milionë euro.

Kështu, ky projekt lihet në duart e Gramoz Qendros dhe Nazif Bajramit. Qendro është protagonist i shumë tenderave pa garë.

Në opinion mbahet mend se u akuzua që ka dhunuar në vitin 2021 studiuesin Auron Tare, pasi ky i fundit kundërshtonte një projekt të firmës për ndërtime në Vlorë.

Ndërsa Nazif Bajrami njihet për përfitimin e disa tenderave me risk të lartë dhe qëllime korruptive. Kompania e Nazif Bajramit është kapur në mashtrime me volumin e punimeve në bashkinë Elbasan. Ndërsa në një raport të EUROPOL dhe SHISH evidentohet biznesmeni Nazif Bajrami dhe gruaja e tij Anduena Bajrami (Prifti), se qysh prej muajit nëntor 2017, janë me dosje penale ende në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, skeduar për 70 milionë Euro pasuri bankare e fizike, të siguruar nga biznese dhe aktivitete korruptive dhe në bashkëveprim me grupe kriminale. E kujt tjetër do t’ia jepte Blendi Gonxhe paratë e këtij tenderi, prandaj u fshinë me një të rënë të lapsit 16 kompanitë e tjera në garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: GonxheNazif Bajramitender; open data

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Pas rikthimit në shkollë, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Vlorës Flora Çela

Pas rikthimit në shkollë, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Vlorës Flora Çela

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com