GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe i blen mobilie të reja QSUT-së, 150 MLN lekë tenderi pa garë për Shemsi Zemanin

14:12 - 01/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, po i nxjerr ujin e zi tenderave të Operatorit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, po i nxjerr ujin e zi tenderave të Operatorit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, po i nxjerr ujin e zi tenderave të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara që e ka në varësinë e tij.

Këtë e bën sidomos me paratë e institucionet e shëndetësisë, ku kontratat janë të mëdha. Pasi ka mbaruar me blerjen e ushqimeve dhe larjen e çarçafëve me kontrata 4 vjeçare, Gonxhe tani kërkon të ndërrojë mobiliet e QSUT. Epokë e re me Gonxhen: dollapë, sirtarë varëse rrobash, karrige dhe tavolina të gjitha të reja.

Këto pajisje do të sigurohen përmes tenderit me objekt “Mobilie dhe pajisje prej metali për përdorime në ambiente të ndryshme’ me fond limit 150 milionë lekë. Ky prokurim mbart një sërë shkeljesh dhe abuzimesh, por së pari po ju tregojmë se Gonxhe e ka bërë zakon që kontratat i dhuron. Prandaj dhe tenderi mban Flamurin e Kuq që i ka vendosur Open Data Albania për mungesë konkurrence.

Kujtojmë se flamuri është shenja e riskut të korrupsionit.

Në  fazën e parë kanë shfaqur interes 3 kompani, mjaftueshëm për të zhvilluar një garë të rregullt për këtë prokurim. Por, administratorja e Gonxhes dhe komisioni, qysh në fazën e parë i eliminuan dy kompanitë konkurrente. Kështu është skualifikuar “:BUNA” shpk për mungesë dokumentacioni, ndërsa “MUCA” sh.p.k edhe pse kishte ofertën më të lirë me vlerë 93 milionë lekë u skualifikua se nuk kishte dorëzuar katalogun e mobilieve.

Kështu deri në fund mbeti vetëm firma “SHAGA.” sh.p.k me ofertë rreth 150 milionë lekë, pra sa vlera e fondit limit, çka përbën një tjetër shkelje.

Pa patur konkurrent përballë, Shemsi Zemani përfitoi kontratën, më datë 28 gusht 2024, megjithëse dokumenti është regjistruar më datë 30 shtator 2024.  Shemsi Zemani që u favorizua, është  pronar i një mobilierie të njohur në Vlorë, gjithashtu njihet si biznesmen i pasur që zotëron edhe jahte.

Çdo vit mobilie të reja

Ndërkohë në fillim të artikullit ne thamë që ky lloj prokurimi mbart shumë shkelje të tjera. Së pari, nuk justifikohet blerja e mobilieve të reja. Në vitin 2022, QSUT u shpenzuan 2.8 milionë euro për mobilie. Gjithçka u furnizua përmes tenderit me objekt: “Blerje orendi dhe pajisje pre mobilim zyrash (ndarë në 5 Lote) ”, mallra, me fond limit të Marrëveshjes Kuadër: 283,063,243 (dyqind e tetëdhjetë e tre milion e gjashtëdhjetë e tre mije e dyqind e dyzet e tre) Lekë pa TVSH me nr reference të procedurës REF-23823-04-02-2022.

Epo në atë kohë në krye të QSUT qëndronte Albana Fico dhe me sa duket drejtoreshës së re Alma Cani nuk i pëlqejnë mobiliet e saj dhe ka kërkuar ndryshim.

Por spitali mban mobilie të vjetra

Sakaq, ju sjellim në kuadër të shkrimit edhe një fakt tjetër edhe më të rëndë! Në mars të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë zbuluar QSUT, ku vidhen fondet për mobilje dhe në të vërtetë nuk blihen pajisje të reja.

KLSH raporton se, spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili u inaugurua anë 22 mars të vitit 2023, shumicën e pajisjeve brenda tij kishte të vjetra.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në audititin e ushtruar në këtë godinë ka konstatuar se ndryshe nga sa janë të paraqitura në kontratat e kompanive fituese të tenderëve për pajisjen me shtretër, tavolina dhe dollapë të rinj për dhomat e ekzaminimeve, të mjekëve dhe pacientëve, mobiliet janë të përdorura dhe nuk janë zbatuar specifikimet teknike.

“Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe 28.03.2023, u konstatua se në 1312 copë për 6 artikuj në vlerën 25,605,000 lekë me TVSH nuk janë zbatuar specifikimet teknike, si dhe mobiliet janë të  pashoqëruara me certifikatën e origjinës, raportet e testeve, certifikatat e cilësisë, certifikatat e garancisë për mallrat. U konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12,480,000 lekë me TVSH, nuk janë të rinj, por të përdorur”, thuhet në raportin e KLSH.

Audituesit kanë konstatuar në disa shërbimet të godinës së spitalit të ri, mobiliet e vendosura nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Nisur nga këto gjetje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që dy kompanitë fituese të tenderit  të kthejnë mbrapsht paratë, pasi janë përfituar padrejtësisht si pasojë e moszbatimit të specifikimeve teknike në kontratën “Mobilimi i Spitalit të Ri të Ndërtuar”. Po kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por QSUT vazhdon të bëjë shpenzime të tjera për mobilie.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimGonxheKLSHmobilieQSUTred flagShemsi Zemanishteter te vjetertendervjehdje fondesh

Lajme të lidhura

Daja i Ilir Metës thyen arkën e bashkisë Skrapar,  Adriatik Mema i jep 535 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Daja i Ilir Metës thyen arkën e bashkisë Skrapar, Adriatik Mema i jep 535 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë

17:44 - 19/07/25
Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt
Breaking Views

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt

18:09 - 18/07/25
Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv
Breaking Views

Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv

10:06 - 17/07/25
Para
Plagosje në Tiranë/ Një 46-vjeçar goditet me thikë, Policia tregon si ndodhi

Mashtronin me agjencinë turistike, dy të arrestuar në Tiranë – Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit!
Aktualitet

Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit!

21:20 - 20/07/25

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, në Malin e Moravës. Por për...

Lexo më shumë
FOTO/ I veshur kuqezi dhe me portretin e Adem Jasharit, futbollisti algjerian i “dashuruar” me shqiptarët

FOTO/ I veshur kuqezi dhe me portretin e Adem Jasharit, futbollisti algjerian i “dashuruar” me shqiptarët

20:38 - 20/07/25
Rreh rojen e spitalit në Sarandë, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset ish-efektivi i policisë (Emri)

20:03 - 20/07/25
Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

19:42 - 20/07/25
Sherr me thika në mes të Shkodrës, një 33 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

Sherr me thika në mes të Shkodrës, një 33 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

19:15 - 20/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com