GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe i dhuron Kristinka Lekës 1.8 MLN euro për larjen e çarçafëve të Spitalit të Vlorës

13:54 - 11/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Qysh kur i mori në dorë Blendi Gonxhe tenderat e larjes së çarçafëve, spitalet paguajnë më shtrenjtë dhe kontratat u bënë me afat më të gjatë.

Qysh kur i mori në dorë Blendi Gonxhe tenderat e larjes së çarçafëve, spitalet paguajnë më shtrenjtë dhe kontratat u bënë me afat më të gjatë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur i mori në dorë Blendi Gonxhe tenderat e larjes së çarçafëve, spitalet paguajnë më shtrenjtë dhe kontratat u bënë me afat më të gjatë. Dhe janë të njëjtat kompani që vazhdojnë të marrin këto lekë përmes tenderave të korruptuar.

Sipërmarrësja Kristinka Lenka cilësohet ndryshe si ‘Mbretëresha e Lavanterive të spitaleve’, për shkak se përfiton  pa garë fare dhe me oferta të larta të gjitha tenderat. Pak ditë më parë gijotina.,com denoncoi tenderin me objekt “Shërbim i Lavanderisë dhe hotelerie për Spitalin Rajonal Elbasan”, nga i cili Leka përfitoi kontratën 1.3 milionë euro me “Flamur të kuq”.

Këtë herë i ajo ka hedhur në dorë edhe larjen e çarçafëve të Spitalit Vlorë.

Më datë 26 qershor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, hapi garën për tenderin me objekt ‘Loti 2: Shërbim i lavdërisë dhe hotelerisë për nevoja te Spitalit Rajonal Vlorë’. Për këtë shërbim janë vënë në dispozicion 1.8 milionë euro. Është lënë një muaj afat, por vetëm një ofertë është dorëzuar nga firma   ABI’S” SH.P.K”,  që rezulton të jetë e regjistruar me emrin ‘DEVIS shpk’ në pronësi të Kristinka Lekës.

Më 24 korrik është mbajtur tenderi edhe pse me mungesë konkurrentësh duhej te anulohej. E qartë që atë ditë është firmosur kontrata me fituesin, firmën Kristinka Lekës. E preferuara e Blendi Gonxhes u shpall fituese edhe pse kishte ofertën sa 100%e fondit limit, duke shkelur kështu edhe një tjetër rregull të prokurimeve publike.

Gjithsesi, si në rastin e spitalit të Elbasanit, edhe këtë kontratë Gonxhe e ka mbajtur larg syve të publikut deri më datë 10 shtator 2024. Leka që mori këtë dhuratë e ka fatin e kontratës për katër vite! Kështu, Gonxhe mund të mos jetë më ministër pas 2025, por kontrata mbetet varur.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Sikur theksuam, firma “D E V I S” SH.P.K. duket se ka krijuar monopolin e larjes së çarçafëve për spitalet dhe madje as nuk guxon ndonjë firmë tjetër të marrë pjesë në garë.

Ndërkohë, Leka, është bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijës së Lefter Lamajt.

Ky i fundit rezulton të ketë qenë themeluesi i kompanisë “D E V I S” SH.P.K. por që në datë 16.01.2008 ia ka kaluar të gjitha aksionet shtetases Kristinka Leka. Sipas mediave mësohet se Lamaj është arrestuar në vitin 2017 në Shqipëri dhe më pas u ekstradua në Itali. Ekstradimi u krye sepse në Itali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg” për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Sipas mediave të vendit fqinj, Lamaj cilësohej si një ndër bosët e padiskutueshëm të prostitucionit në Piacenza mes viteve 1990 – 2000. Në fakt, për Gonxhen kjo shkelje e ligjit nuk kanë rëndësi,  edhe pse rregullorja ndalon përfshirjen në procedurat tenderuese të biznesmenëve që janë me precedent penale. Më keq akoma kur këto producentët janë nga mashtrimet me prokurimet!

Pra, kompania që pastronte lekët e krimit, tani lan çarçafët e Blendit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBlendi Gonxhekritinka lekalarja e carcafevelavanteriopen data alabaniared flagspitalettender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Berisha flet para banesës: Tani është koha e revoltës popullore

Berisha flet para banesës: Tani është koha e revoltës popullore

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com