GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe i plotëson dëshirat Eliona Demalisë me kolltukë dhe televizor për zyrën, 260 milionë lekë pa garë 

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Blendi Gonxhe i plotëson dëshirat Eliona Demalisë me kolltukë dhe televizor për zyrën, 260 milionë lekë pa garë 

Blendi Gonxhe i plotëson dëshirat Eliona Demalisë me kolltukë dhe televizor për zyrën, 260 milionë lekë pa garë 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendi Gonxhes këtë herë i ka futur duart edhe tek paratë e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Qysh prej muajit janar të këtij viti, kur mori në varësi Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, paratë e fondeve të spitaleve kalojnë në duart e tij.

Tender i radhës ka si objekt ‘ Loti 1: Mobilje dhe pajisje për përdorim zyre dhe ambiente të tjera’. Kjo fjala ‘të tjera’ është sa për justifikim se mobiliet do të blihen për zyrën e drejtoreshës Eliona Demalia.

Në fakt, ky lot ishte zemra e tenderit të madh me objekt “Blerje orendish e pajisjesh të ndryshme për mobilim për SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” e ndarë në 4 lote” me vlerë të përgjithshme të fondit limit në vlerën 25,645,900 lekë pa TVSH.

Loti 2 është për  “Mobilje dhe pajisje prej metali për përdorime në ambjente të ndryshme” me fond të përgjithshëm të marrëveshjes kuadër në vlerën 10,123,700  lekë pa TVSH .

Loti 3 përfshin “Mobilje dhe pajisje për përdorim të veçantë” me fond 1,626,000 lekë pa TVSH, ndërsa Loti 4 është blerja e një “Televizori dhe tabele për projektor” në vlerën 730,000 lekë pa TVSH.

Këto dëshira i plotëson Gonxhe për Demalinë, duke blerë kolltukët e rehatshëm dhe dollapë modern, siç i specifikon në dokumente.

 

Nga ana tjetër, ministri nuk e ka lënë këtë rast pa e shfrytëzuar për të favorizuar një mik të vjetër. Operatori i Blerjeve e ka hapur garën më datë 5 korrik 2024 dhe e ka mbyllur më datë 6 gusht 2024. Duke qenë se në fillim ishin dorëzuar 8 oferta, shpallja e fituesit u vonua për një muaj. Mendohej që njerëzit e Gonxhes tek operatori janë marrë me procedurat e vlerësimit. Në fakt, fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar.

Kështu, 7 prej ofertave, mes tyre dhe më e lira, janë skualifikuar që në fazën e parë. Më 6 gusht 2024 ka mbetur mbi tavolinën e komisionit vetëm firma “Erald” shpk,  me ofertë 124 milionë lekë. Sigurisht pa konkurrent përballë tenderi iu bë dhuratë, pa u sforcuar! Dhe kontrata u bë publike më datë 9 shtator.

Tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë një nga ofertuesit e ka denoncuar tenderin me pretendimin se autoriteti kontraktor e ka patur të paracaktuar se kush do ta marrë fondin dhe prandaj e dha kontratën duke eliminuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit..

Por kjo ankesë është rrëzuar nga KPP, duke i lënë rrugën e hapur firmës Erald. Tashmë që edhe KPP me kryetar Jonaid Myzyri i ka vënë vulën blerjeve, mbetet vetëm vendosja e mobiljeve sipas arredimit të planifikuar nga drejtoresha.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: \abuzimBlendi Gonxheeliona demaliamaterniteti mbreteresha geraldine

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Berisha: Dje ishte vetëm fillimi, kemi edhe 77 mënyra për të paralizuar narkoshtetin e Ramës

Berisha: Dje ishte vetëm fillimi, kemi edhe 77 mënyra për të paralizuar narkoshtetin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com