GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe luan me 610 MLN lekë: Kaldajat e spitalit ia jep të arrestuarit për mashtrim t’i mirëmbajë

12:49 - 19/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Blendi Gonxhe luan me 610 MLN lekë: Kaldajat e spitalit ia jep të arrestuarit për mashtrim t’i mirëmbajë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk mjaftojnë aferat e Ministres Albana Koçiu, por tani është edhe ministri i Kulturës dhe Ekonomisë, Blendi Gonxhe, që po fut duart në fondin e Shëndetësisë. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në varësi të Gonxhes, me drejtoreshë Arlinda Pogajn, ka hapur një tender për infrastrukturën ngrohëse të spitaleve.

“Riparim mirëmbajtje e sistemeve të ngrohjes dhe të ujit sanitar me kaldaja, sistemeve të ngrohjes-ftohjes me chillera, të stacionit qendror të pompave dhe sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, të elektrompomave, në godinat e shërbimeve spitalor për QSUT”, ky është objekti që prokurohet.

Më konkretisht do të mirëmbahet sistemi që bën furnizimin e kaldajave dhe pompat që përdoren për ujin e pijshëm. Por me një fond 610 milionë lekë të jepet përshtypja sikur këto kaldaja do të bëhen nga e para.

Deri më datë 26 qershor 2024, që ishte afati i fundit, janë dorëzuar 6 oferta, ku pritej që të zhvillohej garë e rregullt mes tyre. Por, me sa duket Gonxhja dhe komisioni i tij nuk ka patur kohë për të ndjekur procedurat dhe i kanë rënë shkurt duke skualifikuar që në fazën e parë 5 kompani.

Kështu është lënë në finale vetëm oferta e bashkimit të operatorëve CLIMACASA shpk – JUNIK shpk.

Pa asnjë konkurrent përballë, bashkimi i operatorëve u shpall fitues, edhe pse sipas ligjit procedura duhej anuluar.

Nga analiza e filtrave të Open data Albania, bie menjëherë në sy ‘Flamuri i Kuq’ që i është vënë këtij tenderi. Kjo është shenja treguese e riskut të korrupsionit. Portali monitorues tregon se ky tender është zhvilluar në shkelje të konkurrencës.

Këtu duhet të bëjmë një vërejtje për Agjencinë e Prokurimeve Publike që i regjistron kontratat e prokurimeve të parregullta.

Duhet të ishte pragu ku shkeljet nuk kalojnë, por agjencia nuk shikon asgjë. Madje në këtë institucion nuk e ditkan akoma që Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është shkrirë me vendim të qeverisë dhe është krijuar operatori i ri që varet nga Blendi Gonxhe. Ndërsa APP vazhdon publikon akoma kontratat në emër të një institucioni apo autoriteti kontraktor që nuk ekziston “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara”.

Ndërkohë vëmë re se është bërë si zakon që tenderët për QSUT shkojnë në duart e biznesmenëve të skeduar për mashtrime dhe korrupsion. Njësoj siç ka ndodhur me tenderët e ashensorëve dhe dyerve elektrike, kështu po ndodh edhe me sistemin e kaldajave.

“Përfituesja e fondit “Junik” shpk është në pronësi të Ded Malutës, i cili në vitin 2022 ai ra në pranga, i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuar nga neni 186/2 i Kofit Penal dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal të kryer në bashkëpunim”.

Kujtojmë se në atë kohë u vendos arrest me burg për 4 personat e arrestuar në lidhje me mashtrimet sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas dosjes, firma “Junik” shpk instaloi një ‘chiller’ që nuk funksiononte. Ndërkohë nën akuzë janë vënë administratorët e dy kompanive, drejtuesi teknik dhe inxhinierët.

Gjithsesi Maluta ia ka hedhur paq dhe vazhdon të rrëmbejë tenderë korruptivë (pa garë). Shpresojmë që historia të mos përsëritet në ato përmasa, pasi janë në lojë 610 milionë lekë dhe bëhet fjalë për shëndetin e pacientëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBledi GonxheDed Malutësi arrestuaropene data albaniapa gareQSUTred flagtender per kaldajet

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Aksident tragjik në Lushnjë, drejtuesi i motorit përplas për vdekje biciklistin

Aksident tragjik në Lushnjë, drejtuesi i motorit përplas për vdekje biciklistin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com