GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe “lufton” mushkonjat në dimër, i fal 100 MLN lekë Flutura Nuredinit

14:16 - 27/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Më datë 4 nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në varësinë e ministrit Gonxhe, ka  publikuar kontratën e tenderit me objekt  “

Më datë 4 nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në varësinë e ministrit Gonxhe, ka  publikuar kontratën e tenderit me objekt  “

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithë verën qytetarët dhe turistët u ankuan për ndotjen dhe mushkonjat, se nuk ishte marrë asnjë masë paraprake. Tani që hyjmë në stinën e dimrit dhe nuk ka mushkonja, kujtohet Blendi Gonxhe se ka ca lekë për të bërë dezinsektimin.

Më datë 4 nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në varësinë e ministrit Gonxhe, ka  publikuar kontratën e tenderit me objekt  “Shërbim dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane Qarku Lezhë”. Kjo kontratë ka probleme shpjegon asyen përse nuk është kryer “lufta” kundër mushkonjave.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Më poshtë do të shohim se janë bërë shkelje të ligjit në këtë procedurë.

Gara është shpallur e hapur qysh në fund të muajit maj 2024 dhe është mbyllur më datë 11 qershor 2024. Gjatë kësaj periudhe kishin paraqitur oferta 3 kompani, ku firma “ALPEN PULITO” SH.P.K kishte ofertën më të lirë me vlerë 81 milionë lekë. Por firma është skualifikuar që në fazën e parë me argumentin se i mungonte dokumenti që vërteton marrjen e autorizimit për tregtimin e produkteve që përdoren për dezinsktimin. Dokumentet ishin dorëzuar të gjitha online, por fizikisht kishte këto mangësi.

Këtu është bërë shkelja e parë, pasi është përjashtuar një nga ofertat më të lira dhe nuk është zbatuar ajo pikë e ligjit qe detyron AK të vërë në dijeni operatorët për mungesat.

 

Komisioni i Gonxhes tek OBP ka përjashtuar nga gara edhe firmën  “PASTRIME SIVIO” SH.P.K për të njëjtat arsye.

Në këtë mënyrë shkoi për në fazën e  fundit oferta më e shtrenjtë, që ishte paraqitur nga firma “NRG SHPK, në pronësi të Flutura Nuredinit.

Manipulime dhe zvarritje në tender

 

E gjithë zona bregdetare e këtij qarku, një nga më të frekuentuarat nga turistë të huaj e vendas nga Maji deri në Tetor, është nën pushtetin e mushkonjave. Situata është pasojë e mos kryerjes së procesit të dezinsektimit për tre vite me radhë, siç tregojnë dokumentet zyrtare. Qarku i Lezhës është i vetmi qark i cili nuk e ka marrë shërbimin e dezinsektimit për këtë vit, por e njëjta situatë rezulton edhe për dy vite më parë, ku tenderi për procesin e dezinsektimit rezulton i anuluar. Në vitin 2022, tenderi i organizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, pranë Ministrisë së Financave, me vlerë 14.4 milionë lekë, rezulton i anuluar si “Procedurëe hapur, mbi kufirin e lartë monetar”. “

Ai është hapur më 24 prill dhe është mbyllur më 26 maj. Arsyeja është zbatim i një vendimi të Komisionit të Prokurimit Publik dhe të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave në Organin Qendror Blerës pas një ankese të bërë nga disa operatorë ekonomike. Pas anulimit të tenderit, agjencia e blerjeve të përqendruara nuk e ka zhvilluar me këtë tender duke i lënë plazhet e Lezhës nën pushtetin e mushkonjave”.

Edhe tenderi i vitit 2023 është anuluar.

Me një fond prej 9.9 milionë lekësh, ai u hap më 20 Prill dhe u fitua nga kompania FlorFrma me ofertë 6.5 milionë lekë pa TVSH, më 30 Qershor. Po sërish për ankesat e operatorëve ekonomikë në garë, tenderi është anuluar dhe dezinsektimi nuk është kryer për të dytin vit radhazi, duke e rënduar më tej situatën. “Edhe për vitin 2024, procesi nuk u krye. Tenderi me fond 9.9 milionë lekë u hap më 31 Maj dhe më 11 Qershor procedura u anulua”.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në një përgjigje dhënë mediave ia hodhi falin proceseve gjyqësore. “Në ditët në vijim, për Qarkun e Lezhës, do të kryhet rivlerësimi sipas Vendimeve të Gjykatës. Për gjithë sa më sipër argumentuam, rezulton se çdo veprim i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara është kryer dhe do të vijojë të kryhet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi si dhe me vendimet e dhëna nga gjykatat kompetente”, deklaroi OBP

Nuk ka frikë nga SPAK?

Një vit më parë SPAK nisi për tenderin e vitit 2019 me vlerë rreth 1 milion euro për luftën kundër mushkonjave.  Tenderi në atë kohë, i organizuar nga ISHP, është fituar nga kompania NGR, me bashkëpronarë Flutura Nuredini dhe Marco Genicco.

Nuredini ka marrë 38 tenderë abuzivë dhe klientelistë nga Instituti i Shëndetit Publik, që është drejtuar për një kohë të gjatë nga Silva Bino. Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.

Sipas burimeve, dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë procedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.

Tenderi më është ankimuar tek Komisioni i Prokurimit Publik, aty ku drejton Jonaid Myzyri. Ky i fundit i ka dhënë të drejtë Flutura Nuredinit, kështu tenderi përfundoi në duart e saj. Por, skandali më i rëndë konsiston në faktin se mushkonjat nuk janë luftuar, pasi paratë nuk përfundojnë për qëllimin e tenderit. Por tashmë, këtë tender e ka marrë dorë Blendi Gonxhe, që i ka krahët e ngrohta dhe nuk ka frikë nga SPAK.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

Etiketa: abuzimBledi Gonxhedezinsektimmushkonjared flagtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
SPAK çon në Gjykatë “Partizanin”, dorëzohen 333 fashikuj për Berishën dhe Malltezin

Gjykata i riktheu lirinë, SPAK: Do bëjmë ankim në Apel. Berisha: Lë të bëjnë ç’të duan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com