Disa javë më parë, një lajm i pazakontë pushtoi mediat shqiptare. Le ta quajmë të pazakontë pasi të tilla denoncime ndodhin rishtaz nga media, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë, që një deputet të denoncoi një koleg të partisë së tij për pronësinë e një vile, e cila dyshohet e ngritur mbi përfitimet nga afera korruptive për shkak të pozitave në pushtet, pasi zyrtari në fjalë nuk e justifikon dot pronën 1 milard lekë.
Me thellimin e investigimit u zbulua se vila me vlerë rreth 760 mijë euro i përkiste deputetit të PD-së Flamur Noka, por e fshehur nën emrin e oktapodit të tenderave në shëndetësi Petrit Maho. Për ata që nuk e njohin Petritin, ai është një nga kokat e korrupsionit të tenderave në shëndetësi, i cili arrin të gllabëroj dhjetra milionë euro nga paratë publike, falë lidhjeve klienteliste, korrupsionit dhe ryshfetit t Disa javë më parë, një lajm i pazakontë pushtoi mediat shqiptare. Le ta quajmë të pazakontë pasi të tilla denoncime ndodhin rishtaz nga media, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë, që një deputet të denoncoi një koleg të partisë së tij për pronësinë e një vile, e cila dyshohet e ngritur mbi përfitimet nga afera korruptive për shkak të pozitave në pushtet, pasi zyrtari në fjalë nuk e justifikon dot pronën 1 milard lekë.
Me thellimin e investigimit u zbulua se vila me vlerë rreth 760 mijë euro i përkiste deputetit të PD-së Flamur Noka, por e fshehur nën emrin e oktapodit të tenderave në shëndetësi Petrit Maho. Për ata që nuk e njohin Petritin, ai është një nga kokat e korrupsionit të tenderave në shëndetësi, i cili arrin të gllabëroj dhjetra milionë euro nga paratë publike, falë lidhjeve klienteliste, korrupsionit dhe ryshfetit të kamufluar.
Maho është mik interesash të forta dhe me një deputet të PS, ai është bashkëpronar tek kompania “Noval” me George (Ladi) Balla.Për oktapodët e tenderave dhe ortakëve të tyre me pushtet… paraja nuk njeh parti, por vetëm ngjyra. Me të drejtë mund të pyesësh çfarë lidhje kanë personazhet e mësipërm me ish-ministrin Blendi Klosi?!
Skema e përdorur nga Blendi Klosi është pothuajse identike si e kolegut të tij Flamur Noka! Ish ministri i Turizmit dhe Mjedisit e fsheh apartamentin në emrin e biznesmenit dhe ndërtuesit Aleksandër Frangaj, ndërsa vilën e fsheh në emër të biznesmenit dhe oligarkut të tenderave korruptiv Florenc Gjikuria…
I vetmi ndryshim midis dy deputetëve është se, vila e Flamur Nokës kushton 760 mijë euro, ndërsa Blendi Klosi me aq lekë ka shtruar vetëm mermerin për vilën e tij luksoze në kompleksin Green Coast në Palasë, të cilin e ka blerë tek një firmë e një personazhi të njohur në Fier.
Ish ministri i Turizmit dhe Mjedisit gëzon dy prona me vlerë miliona euro, njërën ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët dhe tjetrën ku kalon pushimet e muajve të nxehtë të verës.
Apartamenti ku jeton Blendi Klosi nuk është ai në të cilin i referohet në deklaratën e pasurisë, pra: Pronar në masën 20% të pasurisë së paluajtshme, shtëpi bannimi (3+1) me sipërfaqe 98 m2 të përfituar nga privatizimi masiv në vitet 1990.
Ish ministri gëzon një apartament 3+1, apartamenti me Nr. 81, kati i 12, në Kullën Park Gate, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit Ekonomik. Duke iu referuar vlerës së pronës në fjalë, një aparmanet i tillë me një sipërfaqe rreth 368 m2 kap vlerën e 1 milion euro. Nga ivenstigimi ekskluzive.al mësoi se pronësia e apartamentit është në emrin e biznesmenit dhe manjatit të mediave Aleksandër Frangaj, njëkohësisht punëdhënësi i zonjë Nora Klosi, bashkëshorte e ish-ministrit.
Apartamenti në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, pranë Liqenit Artificial, kap një vlerë minimale prej 1 milion euro, të cilën sipas deklaratës së pasurisë ish ministri dhe bashkëshortja e tij nuk e justifikojnë dot, edhe pse deklarojnë të ardhura relativisht të larta. Ky apartament ka një sipërfaqe prej 368 m2, nga të cilat 308 m2 apartament dhe 60 m2 verandë.
Sikurse përmendëm dhe mësipër, ish-ministri Blendi Klosi gëzon dhe një vilë luksoze në bregdetin e Palasës, me një sipërfaqe parcele 478 m2, në kompleksin “Green Coast” të Samir Mane. Në këtë kompleks, ish ministri gëzon fqinjësi të mirë, sikurse janë pronarë të tjerë vilash si Arben Ahmetaj, Blendi Fevziu, Taulant Balla, Ulli Manjani, Gent Sejko, Ardian Fullani, etj.
Por ndryshe nga emrat që përmendëm mësipër vila e Blendi Klosit, nën emrin e oligarkut Florenc Gjikuria, ndodhet prapa vilës së Aleksandër Frangaj, pra benjaminit të tij. Vila Nr.69, sot kushton të paktën 1 milion euro. Duhet theksuar se veç kostos së vilës, ish ministri ka zgjedhur të vendos një mermer të shtrenjtë me një kosto prej 700 mijë euro, të cilën e ka blerë tek një firmë e një personazhi të njohur në Fier.
Por skandali nuk përfundon këtu, sepse vila në fjalë, ndryshe nga të gjithë ndërtimet e zonës është pa leje! Po të shohësh planimetrinë e vilës në fotot mësipër, thuhet se ka një kat përdhes dhe katin e parë mbi të, por e vërteta është ndryshe, sepse vilës i mungon planimetria e katit nëndhe, të cilën ministri e ka hapur pa leje dhe nëse organet e drejtësisë do të funksionin, sot ai do të ishte në burg. Për raport të organeve të drejtësisë SPAK dhe BKH, vila ka një kat nëndhe me një sistem të sofistikuar inxhinierik i quajtur “Gojë Ujku”, në mënyrë që kati në fjalë të bëhej i banueshëm, me qarkullim natyral të ajrit, për arsye të pozicionit ku ndodhej objekti.
Kati nëndhe nuk ka si të jetë me leje për shkak se punimet kanë nisur pas marrjes së lejes për të gjithë kompleksin, e nëse do ishte me leje dhe për të bërë ndryshimet për projektin e ri, i gjithë projekti duhet të shkoj për miratim nga e para.
Është e çuditshme zemërgjerësia që tregojnë oligarkët për ministrat tanë, njëri i fal vilën në Palasë tjetri e “strehon” në apartamentin luksoz në Tiranë dhe i mban gruan në punë me pagesë të majme, por dashuria e oligarkëve të ndërtimit për Blendi Klosin e ka një çmim, ndërsa lidhjet e ish ministrit me oligarkët do i bëjmë publike në një shkrim të radhës. Por puna mbarë o burra deri sa të zgjohet e trimërohet SPAK e BKH, të cilët nëse do të hetonin këtë skandal të denoncuar nga Ekskluzive.al, Blendi Klosi, bashkëshortja e tij Nora Klosi dhe miqtë do të ndiqeshin penalisht për disa vepra penale si: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ndërtim pa leje”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor për deklarim”.
Deklarata e Pasurisë
Nëse i hedhim një sy deklaratës së pasurisë së ish ministrit, ajo që të bie në sy nga deklarata e pasurisë është se Blendi Pëllumb Klosi dhe bashkëshortja e tij Nora Ndue Klosi, gëzojnë paga të majme nga profesioni i tyre, por për prona janë për tu qarë hallin.
Ministri sipas deklaratës së pasurisë nuk ka makinë në pronësi as sende me vlerë, madje dhe shtëpi gëzon vetëm 20% të një pasurie të paluajtshme, shtëpi banimi me sipërfaqe 98 m2 të përfituar nga privatizimi masiv në vitet 1990.
Ndërsa aprtamenti 370 m2 dhe vila luksoze në një nga bregdetet më të bukura të jugut nuk figurojnë gjëkundi!
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Blendi Klosi nuk deklaron asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 8.4 milionë lekëve.
Pasuria familjare e Z. Klosi përbëhet nga dy kategori; pasuri e paluajtshme në vlerën e 5.8 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat 67% kanë si burim pagën e Z. Klosi dhe gati 31% pagën e bashkëshortes. / Eksluzive.alë kamufluar.
Maho është mik interesash të forta dhe me një deputet të PS, ai është bashkëpronar tek kompania “Noval” me George (Ladi) Balla.
Për oktapodët e tenderave dhe ortakëve të tyre me pushtet… paraja nuk njeh parti, por vetëm ngjyra.
Me të drejtë mund të pyesësh çfarë lidhje kanë personazhet e mësipërm me ish-ministrin Blendi Klosi?!
Skema e përdorur nga Blendi Klosi është pothuajse identike si e kolegut të tij Flamur Noka! Ish ministri i Turizmit dhe Mjedisit e fsheh apartamentin në emrin e biznesmenit dhe ndërtuesit Aleksandër Frangaj, ndërsa vilën e fsheh në emër të biznesmenit dhe oligarkut të tenderave korruptiv Florenc Gjikuria…
I vetmi ndryshim midis dy deputetëve është se, vila e Flamur Nokës kushton 760 mijë euro, ndërsa Blendi Klosi me aq lekë ka shtruar vetëm mermerin për vilën e tij luksoze në kompleksin Green Coast në Palasë, të cilin e ka blerë tek një firmë e një personazhi të njohur në Fier.
Ish ministri i Turizmit dhe Mjedisit gëzon dy prona me vlerë miliona euro, njërën ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët dhe tjetrën ku kalon pushimet e muajve të nxehtë të verës.
Apartamenti ku jeton Blendi Klosi nuk është ai në të cilin i referohet në deklaratën e pasurisë, pra: Pronar në masën 20% të pasurisë së paluajtshme, shtëpi bannimi (3+1) me sipërfaqe 98 m2 të përfituar nga privatizimi masiv në vitet 1990.
Ish ministri gëzon një apartament 3+1, apartamenti me Nr. 81, kati i 12, në Kullën Park Gate, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit Ekonomik.
Duke iu referuar vlerës së pronës në fjalë, një aparmanet i tillë me një sipërfaqe rreth 368 m2 kap vlerën e 1 milion euro.
Nga ivenstigimi ekskluzive.al mësoi se pronësia e apartamentit është në emrin e biznesmenit dhe manjatit të mediave Aleksandër Frangaj, njëkohësisht punëdhënësi i zonjë Nora Klosi, bashkëshorte e ish-ministrit.
FOTO TË PLANIMETRISË SË APARTAMENTIT DHE MOBILIMIT
Apartamenti në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, pranë Liqenit Artificial, kap një vlerë minimale prej 1 milion euro, të cilën sipas deklaratës së pasurisë ish ministri dhe bashkëshortja e tij nuk e justifikojnë dot, edhe pse deklarojnë të ardhura relativisht të larta.
Ky apartament ka një sipërfaqe prej 368 m2, nga të cilat 308 m2 apartament dhe 60 m2 verandë.
Sikurse përmendëm dhe mësipër, ish-ministri Blendi Klosi gëzon dhe një vilë luksoze në bregdetin e Palasës, me një sipërfaqe parcele 478 m2, në kompleksin “Green Coast” të Samir Mane.
Në këtë kompleks, ish ministri gëzon fqinjësi të mirë, sikurse janë pronarë të tjerë vilash si Arben Ahmetaj, Blendi Fevziu, Taulant Balla, Ulli Manjani, Gent Sejko, Ardian Fullani, etj.
Por ndryshe nga emrat që përmendëm mësipër vila e Blendi Klosit, nën emrin e oligarkut Florenc Gjikuria, ndodhet prapa vilës së Aleksandër Frangaj, pra benjaminit të tij.
Vila Nr.69, sot kushton të paktën 1 milion euro. Duhet theksuar se veç kostos së vilës, ish ministri ka zgjedhur të vendos një mermer të shtrenjtë me një kosto prej 700 mijë euro, të cilën e ka blerë tek një firmë e një personazhi të njohur në Fier.
Por skandali nuk përfundon këtu, sepse vila në fjalë, ndryshe nga të gjithë ndërtimet e zonës është pa leje!
Po të shohësh planimetrinë e vilës në fotot mësipër, thuhet se ka një kat përdhes dhe katin e parë mbi të, por e vërteta është ndryshe, sepse vilës i mungon planimetria e katit nëndhe, të cilën ministri e ka hapur pa leje dhe nëse organet e drejtësisë do të funksionin, sot ai do të ishte në burg.
Për raport të organeve të drejtësisë SPAK dhe BKH, vila ka një kat nëndhe me një sistem të sofistikuar inxhinierik i quajtur “Gojë Ujku”, në mënyrë që kati në fjalë të bëhej i banueshëm, me qarkullim natyral të ajrit, për arsye të pozicionit ku ndodhej objekti.
Kati nëndhe nuk ka si të jetë me leje për shkak se punimet kanë nisur pas marrjes së lejes për të gjithë kompleksin, e nëse do ishte me leje dhe për të bërë ndryshimet për projektin e ri, i gjithë projekti duhet të shkoj për miratim nga e para.
Është e çuditshme zemërgjerësia që tregojnë oligarkët për ministrat tanë, njëri i fal vilën në Palasë tjetri e “strehon” në apartamentin luksoz në Tiranë dhe i mban gruan në punë me pagesë të majme, por dashuria e oligarkëve të ndërtimit për Blendi Klosin e ka një çmim, ndërsa lidhjet e ish ministrit me oligarkët do i bëjmë publike në një shkrim të radhës. Por puna mbarë o burra deri sa të zgjohet e trimërohet SPAK e BKH, të cilët nëse do të hetonin këtë skandal të denoncuar nga Ekskluzive.al, Blendi Klosi, bashkëshortja e tij Nora Klosi dhe miqtë do të ndiqeshin penalisht për disa vepra penale si: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ndërtim pa leje”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor për deklarim”.
Deklarata e Pasurisë
Nëse i hedhim një sy deklaratës së pasurisë së ish ministrit, ajo që të bie në sy nga deklarata e pasurisë është se Blendi Pëllumb Klosi dhe bashkëshortja e tij Nora Ndue Klosi, gëzojnë paga të majme nga profesioni i tyre, por për prona janë për tu qarë hallin.
Ministri sipas deklaratës së pasurisë nuk ka makinë në pronësi as sende me vlerë, madje dhe shtëpi gëzon vetëm 20% të një pasurie të paluajtshme, shtëpi banimi me sipërfaqe 98 m2 të përfituar nga privatizimi masiv në vitet 1990.
Ndërsa aprtamenti 370 m2 dhe vila luksoze në një nga bregdetet më të bukura të jugut nuk figurojnë gjëkundi!
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Blendi Klosi nuk deklaron asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 8.4 milionë lekëve.
Pasuria familjare e Z. Klosi përbëhet nga dy kategori; pasuri e paluajtshme në vlerën e 5.8 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat 67% kanë si burim pagën e Z. Klosi dhe gati 31% pagën e bashkëshortes. / Eksluzive.al
Discussion about this post