GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendian Dalipi i OSSH vret mizat me 322 MLN lekë, tenderi denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Në nëntor 2023, administratori i OSSH, Blendian Dalipi ka firmosur  tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe dezinfektimit për objektet e OSSH sh.a dhe objektet në administrim të FSHU sh.a”. F

Në nëntor 2023, administratori i OSSH, Blendian Dalipi ka firmosur  tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe dezinfektimit për objektet e OSSH sh.a dhe objektet në administrim të FSHU sh.a”. F

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në nëntor 2023, administratori i OSSH, Blendian Dalipi ka firmosur  tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe dezinfektimit për objektet e OSSH sh.a dhe objektet në administrim të FSHU sh.a”. Fondi limit 322 milionë lekë është planifikuar nga Dalipi për të vrarë mushkonjat dhe mizat që bezdisin elektricistët në selinë e tyre.

Nuk i kishte mbetur punë tjetër për të bërë drejtorit të përkëdhelur të Belinda Ballukut, por vetëm të vrasë mizat. Për këtë punë që mund ta zgjidhin vetë personeli dhe sanitaret, Dalipi vendosi ta bëjë gurgule kombëtare. Në fakt, jemi të sigurt se ky aksion i shtrenjtë për vrasjen e  mizave ka prapa një përvetësim gjigant të fondit.

Në faqen e OPEN DATA shohim që valëvitet ‘Flamuri i Kuq’ në krah të këtij prokurimi. Është shenja e riskut të korrupsionit. Tenderi nuk kishte konkurrencë dhe gjithçka ishte e paracaktuar sipas interesit të administratorit Dalipi.

Në fakt për këtë tender fillimisht kanë paraqitur ofertat e tyre 3 kompani, por siç ndodh rëndomë, Dalipi i ka skualifikuar që në fazën e parë dhe pasi eliminoi konkurrencën, kontrata iu dhurua firmës “CLEAN FAST” sh.p.k.

Janë 322 milionë lekë që dalin nga Thesari i Shtetit dhe paguhen për vrasje mizash nga korporata që është zhytur në borxhe dhe paguhet me tarifat dhe taksat e qytetarëve.

Këto lekë i donte për kompaninë e tij edhe Arbër Abazi, nipi i biznesmenit dhe eksponentit të PS-së, Sadri Abazi. Ky është mësuar që të përfitojë çdo tender që i vë gishtin. Megjithatë, zemërimi i tij shërben në këtë rast sepse zbulon para publikut prapaskenën e tenderit të Dalipit.

Më datë 30 nëntor 2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi nga bashkimi i operatorëve “Air” SHPK  dhe “Silver” SHPK  si dhe kompania “Alko Impex Construction” SHPK (me pronar Arbër Abazin), pjesëmarrës në procedurën e mësipërme të prokurimit. Këta operatorë u skualifikuan nga Dalipi, edhe pse njëri prej tyre kishte ofertë dukshëm më të ulët se sa fituesi.

Të dy grupet denoncuese pretendojnë se kompania e shpallur fituese nuk plotëson dy kritere të rëndësishme, ku një prej tyre është se nuk ka paguar taksat vendore dhe tjetri nuk përmbush kriterin për raportim e xhiros vjetore.

 

“Në lidhje me kualifikimin e kundërligjshëm të OE “Clean Fast” SHPK, ky OE nuk plotëson kriterin e kualifikimit në lidhje me pikën 2.2.1 të kritereve të kualifikimit për xhiron vjetore, pikën 2.2.3 për pagesën e detyrimeve të taksave vendore, pikën 2.3.1 për kontratat e ngjashme dhe pikën 2.3.2 për numrin e punonjësve dhe dokumentacionin shoqërues”, thuhet në ankesë.

Këtë gjë në fakt mund ta vërtetojë edhe tabela më poshtë, ku duket që “Clean Fast” ka raportuar xhiron vjetore që në vitin 2021, pra 2 vitet e tjera jo!

Edhe pse gjatë shqyrtimit, KPP vlerësoi se pretendimet e ankimuesve qëndrojnë, sërish vendosi të pranojë vetëm pjesërisht ankesat lidhur me këtë tender. Kështu, me butësi KPP i kërkon Dalipit që të rishikojë edhe njëherë  arsyet e skualifikimit të ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve Air” SHPK & “Silver” SHPK. Kjo do të thotë se diçka që nuk shkon është vërejtur në atë procedurë, por KPP po e kalon pa bërë zhurmë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBlendian DalipiDenoncimdezinfektimOSSH

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Transportonin emigrantë të paligjshëm, tre të arrestuar në Fier

Kryen marrëdhënie me një vajzë me sëmundje mendore, kapen 2 të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com