GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Blerjet e KESH e çojnë euron në nivelin më të lartë që prej muajit korrik

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Blerjet e KESH e çojnë euron në nivelin më të lartë që prej muajit korrik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Euro po vijon edhe këtë javë të mbiçmohet në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 117.97 lekë, niveli më i lartë që prej datës 8 korrik. Ekspertët e tregut valutor shprehen se faktori kryesor që po sjell forcimin e euros vazhdon të jetë blerja nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për nevoja të importeve të energjisë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se prej javës së kaluar KESH po blen euro në shuma të konsiderueshme, në intervalin mes pesë dhe shtatë milionë euro në ditë. Pritet që blerjet e KESH në tregun valutor të vijojnë deri në fund të kësaj jave, ndaj ka të ngjarë që mbiçmimi i euros të vijojë edhe për disa ditë.

Një faktor tjetër me ndikim ndoshta më të vogël, sipas agjentëve, mund të jetë edhe kërkesa për dollarë amerikanë nga importuesit e hidrokarbureve. Për shkak të pritshmërive të krijuara për forcim të mëtejshëm të USD në kursin e këmbimit me lekun, importuesit tentojnë të krijojnë disa rezerva afatshkurtra valutore në monedhën e gjelbër, për të mbuluar blerjet e ardhshme të hidrokarbureve. Sektori bankar pozicionet e veta valutore i mban kryesisht në euro, për shkak se monedha europiane është më likuide në tregun shqiptar. Për këtë arsye, edhe kërkesa për valuta të tjera përgjithësisht ndikon në forcimin e monedhës euro.

Në rastet kur ka kërkesë, bankat këmbejnë EUR me USD për të siguruar sasinë e kërkuar të USD, që e shesin tek subjektet e interesuara. Më pas, për të mbyllur pozicionet në monedhën e europiane, ato blejnë sërish EUR në tregun e brendshëm valutor, duke rritur kërkesën për monedhën europiane dhe duke ndikuar në forcimin e monedhës europiane.

Përtej faktorëve të mësipërm me efekt kalimtar, agjentët e këmbimit shprehen se tregu valutor nuk shfaq luhatje të mëdha në raportet e kërkesës dhe ofertës për euro. Kjo nënkupton se, me përfundimin e blerjeve të KESH, gjasat janë që kursi Euro-Lek të stabilizohet, ndoshta me një korrektim në rënie.

Ndërkohë, kursi i USD në ditët e fundit ka pësuar rënie të ndjeshme, duke zbritur sërish në vlera më të ulëta në raport me kursin e Euros. Lëvizjet e kursit USD/LEK janë të lidhura kryesisht me kursin e saj USD/EUR në tregjet ndërkombëtare. Euro ka rifituar terren ndaj USD në ditët e fundit, kryesisht për shkak të pritshmërive për një shtrëngim të politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane (BQE). Pritet që nesër BQE-ja të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje dhe zakonisht tregjet financiare ndërkombëtare lëvizin në bazë të pritshmërive. Për këtë arsye, forcimi i euros po i paraprin lëvizjes së pritshme të BQE-së.

Marrë nga Monitor.al

Etiketa: KESHmonitor

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Ky gabim në mëngjes ju rrit sheqerin në gjak

Nëse nuk e dinit akoma, ky është mëngjesi që konsiderohet si më i shëndetshmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit...

Lexo më shumë
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com