GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken do të dëshmojë në Kongres mbi tërheqjen amerikane nga Afganistani, çfarë pritet të ndodhë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken do të dëshmojë në Kongres mbi tërheqjen amerikane nga Afganistani, çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të dëshmojë sot para një paneli të Kongresit që po shqyrton tërheqjen kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani në fund të luftës 20 vjeçare, më e gjata në historinë amerikane.

Ligjvënësit republikanë në opozitë dhe disa demokratë të partisë së Presidentit Joe Biden, e kanë kritikuar mënyrën e tërheqjes së trupave, qytetarëve amerikanë dhe mijëra afganëve, që punuan për forcat amerikane si përkthyes dhe këshilltarë gjatë luftës.

Kritikat u bënë edhe më të ashpra pasi 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane humbën jetën gjatë një sulmi vetëvrasëse në aeroportin e Kabulit në ditët e fundit të tërheqjes.

Shteti Islamik-Khorasan, një degë afgane e grupit terrorist që vepron në Lindjen e Mesme, mori përgjegjësinë për sulmin.

Sekretari Blinken dëshmon të hënën para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme. Ndërsa të martën ai do të dëshmojë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Anketat e opinionit publik në shkallë kombëtare tregojnë mbështetje të gjerë për vendimin e Presidentit Biden për t’i dhënë fund asaj, që ai e ka quajtur, një “luftë pa fund” në Afganistan, por jo mënyrën se si u zhvillua tërheqja.

Kryediplomati Blinken ka të ngjarë të përballet me pyetje të vështira, se pse SHBA nuk filloi evakuimin e qytetarëve amerikanë më herët, veçanërisht pasi zoti Biden njoftoi qëllimin e tij në prill për të respektuar marrëveshjen e ish-Presidentit Donald Trump me talebanët, për t’i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr forcat amerikane.

Ligjvënësit gjithashtu kanë kritikuar agjencitë amerikane të zbulimit, për dështim në parashikimin e marrjes së shpejtë të Afganistanit nga talebanët dhe rënien e qeverisë afgane, ndërsa Presidenti Ashraf Ghani u largua papritmas duke kërkuar azil politik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Republikanët thonë se duan t’i përqendrojnë pyetjet e tyre tek puna e Presidentit Biden gjatë javëve dhe ditëve përfundimtare të luftës. Nga ana tjetër, demokratët shpresojnë të shqyrtojnë të gjitha përpjekjet e luftës amerikane nën drejtimin e katër presidentëve – republikanëve George W. Bush dhe Trump, dhe demokratëve Barack Obama dhe Biden.

Presidenti Bush e filloi luftën në Afganistan në fund të vitit 2001 për të zhdukur al-Kaidën, përgjegjëse për sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Rreth 3,000 njerëz u vranë në Shtetet e Bashkuara nga sulmet me aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët.

Presidenti Biden e ka quajtur tërheqjen “sukses të jashtëzakonshëm” dhe mbrojti vendimin për t’i dhënë fund luftës amerikane në Afganistan, duke thënë se ai nuk do t’ia kalojë përgjegjësinë për menaxhimin e përfshirjes ushtarake amerikane një udhëheqësi të pestë amerikan. / VOA

Lajme të lidhura

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja
Botë

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami
Botë

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Para
Nuk heq dorë nga lufta me shtetin rus, padia që ngriti Alexei Navalny nga burgu

Nuk heq dorë nga lufta me shtetin rus, padia që ngriti Alexei Navalny nga burgu

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com