GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken mbron vendimin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA në gatishmëri për të ndihmuar Indinë në luftën kundër pandemisë

U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks during a news conference at the end of a NATO Foreign Affairs Ministers meeting at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, March 24, 2021. (Olivier Hoslet, Pool Photo via AP)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke dëshmuar në një seancë dëgjimore në Kongres të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbrojti me vendosmëri tërheqjen ushtarake amerikane muajin e kaluar nga Afganistani që përfundoi një luftë 20 vjeçare, më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Nëse Presidenti amerikan Joe Biden do të kishte vendosur të mbante forca të armatosura në Afganistan, kjo “do të kërkonte dërgimin e më shumë trupave amerikane në Afganistan për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar një pushtim të talebanëve, duke pësuar viktima – dhe në rastin më të mirë rivendosjen e një ngërçi dhe ngecjen pafundësisht në Afganistan, nën kërcënimin e sulmeve”. tha sekretari Blinken përpara Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Nuk ka tregues se qëndrimi më i gjatë do t’i kishte bërë që forcat afgane të sigurisë ose qeveria afgane të ishin më elastike apo të qëndrueshme,” tha ai. “Nëse 20 vjet dhe qindra miliarda dollarë në mbështetje, pajisje dhe trajnime nuk do të mjaftonin, përse një vit tjetër, pesë apo 10, do të ishin ndryshe?”

Kryengritësit talebanë pushtuan vendin në mes të gushtit, ndërsa Presidenti afgan Ashraf Ghani iku në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetet e Bashkuara evakuuan 124,000 njerëz, shumica afganë, së bashku me rreth 5,500 amerikanë, nga aeroporti i Kabulit në ditët e fundit të gushtit, duke lënë pas rreth 100 amerikanë.

Disa amerikanë kanë qenë në gjendje më pas të largohen nga vendi, përmes daljeve tokësore ose në pak fluturime ajrore të lejuara nga talebanët.

Sekretari Blinken tha se zyrtarët amerikanë nuk e kishin parashikuar rënien e qeverisë afgane aq shpejt, edhe ndërsa talebanët përparuan në të gjithë vendin.

“Edhe vlerësimet më pesimiste nuk parashikuan që forcat qeveritare në Kabul do të rrëzoheshin ndërsa forcat amerikane të ishin ende në vend”, tha ai.

Edhe pse evakuimi kryesor ka përfunduar, diplomati amerikan tha: “Ne po vazhdojmë përpjekjet tona të paepura për të ndihmuar amerikanët e mbetur, si dhe afganët dhe qytetarët e vendeve aleate dhe partnere, të largohen nga Afganistani nëse ata zgjedhin të bëjnë një gjë të tillë”.

“Ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë, amerikanët tani po mirëpresin familjet nga Afganistani në komunitetet e tyre dhe po i ndihmojnë ata të zhvendosen ndërsa fillojnë jetën e tyre të re”, tha sekretari Blinken. “Kjo është gjithashtu diçka për të qenë krenarë”.

Sekretari Blinken ka të ngjarë të përballet me pyetje të vështira para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe përsëri të martën kur të dalë para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ligjvënësit republikanë të opozitës dhe disa kolegë demokratë kanë kritikuar trajtimin e presidentit Biden për tërheqjen e trupave, qytetarëve amerikanë dhe mijëra afganë që punuan për forcat amerikane si përkthyes dhe këshilltarë gjatë luftës.

Kritikat u shtuan veçanërisht pasi 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan gjetën vdekjen në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit në ditët e fundit të tërheqjes. Shteti Islamik-Khorasan, një degë afgane e grupit terrorist që vepron në Lindjen e Mesme, mori përgjegjësinë për sulmin.

Sondazhet kombëtare të votuesve amerikanë tregojnë mbështetje të gjerë për vendimin e Presidentit Biden për t’i dhënë fund asaj që ai e ka quajtur një “luftë të përhershme” në Afganistan, por jo mënyrën se si u bë tërheqja. / VOA

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Motoristi i picave vret 50-vjeçaren pse votoi Donald Trump

Motoristi i picave vret 50-vjeçaren pse votoi Donald Trump

TË FUNDIT

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që...

Lexo më shumë
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com