GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken ofertë Moskës për lirimin e dy amerikanëve, a do jetë ‘tregtari i vdekjes’ pjesë e propozimit?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Përkrah jush”, SHBA uron Kosovën: Mbështesim dialogun drejt njohjes reciproke

US Secretary of State Antony Blinken addresses a press conference after meeting with his counterparts from Germany, France and Britain at the German Foreign Office in Berlin on January 20, 2022. - US Secretary of State Antony Blinken headed to Berlin for meetings with key European allies, as part of a whirlwind diplomatic tour to stop Russia from marching on Ukraine. Blinken will seek a united front with counterparts from France and Germany as well as Britain's junior foreign minister before his crunch talks with Russia's Sergei Lavrov on January 21, 2022. (Photo by Kay Nietfeld / POOL / AFP)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë një marrëveshje që synon lirimin dhe kthimin në Shtetet e Bashkuara të yllit të basketbollit Brittney Griner dhe amerikanit të burgosur, Paul Whelan, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan tha gjithashtu se pret të flasë me homologun rus për herë të parë që kur Kremlini sulmoi Ukrainën, një ndryshim i mprehtë i politikës së mëparshme amerikane.

Deklarata shënon rastin e parë që qeveria amerikane ka shpalosur publikisht ndonjë veprim konkret që ka ndërmarrë për të siguruar lirimin e basketbollistes Griner, e cila u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt nën akuza për drogë dhe dëshmoi të mërkurën në gjykatë.

Zoti Blinken nuk ofroi detaje mbi marrëveshjen e propozuar, e cila u ofrua javë më parë, ndërsa nuk është e qartë nëse oferta amerikane do ta joshë Rusinë që të lirojë amerikanët.

Por publikimi i ofertës në fjalë, në një kohë kur Uashingtoni e ka shmangur Kremlinin, reflekton trysninë në rritje ndaj administratës së Presidentit Biden për kthimin në atdhe të amerikanëve Grenier dhe Whelan, dhe angazhimin e Uashingtonit për këtë çështje.

Sekretari Blinken tha se Uashingtoni do të donte një përgjigje nga Moska. Prej vitesh Rusia ka shprehur interes për lirimin e Viktor Bout, një tregtar rus armësh i etiketuar dikur si “tregtari i vdekjes”, i cili u dënua me 25 vjet burg në vitin 2012 nën akuzat se kishte planifikuar të shiste ilegalisht armë që kapin shumën e disa miliona dollarëve.

Zoti Blinken tha se kishte kërkuar të fliste në telefon me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, ndërsa zyrtarët amerikanë u shprehën se lirimi i amerikanëve ishte përparësia kryesore por jo arsyeja e vetme.

Nëse zhvillohet telefonata, kjo do të ishte biseda e parë mes kryediplomatëve të Uashingtonit dhe Moskës që nga 15 shkurti, rreth një javë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën.

Zoti Blinken tha se ai gjithashtu do të fliste me zotin Lavrov mbi rëndësinë që Rusia të respektojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportimin e drithërave ukrainase. Ai do ta paraljmërojë zotin Lavrov mbi rreziqet e përpjekjeve të mundshme ruse për të aneksuar pjesë jugore dhe lindore të Ukrainës./VOA/

Etiketa: BlinkenSHBA

Lajme të lidhura

Botë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima
Botë

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike
Botë

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike

15:29 - 24/06/26
Para
1 vit pas tragjedisë, prokuroria ngre akuzat për vdekjen e 14 pacientëve në spitalin e Tetovës

1 vit pas tragjedisë, prokuroria ngre akuzat për vdekjen e 14 pacientëve në spitalin e Tetovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit...

Lexo më shumë
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet