GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken: Rusia do përballet me pasoja nëse pushton Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Strehimi i afganëve, Anthony Blinken i dërgon letër falenderimi Olta Xhaçkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi të mërkurën, më 5 janar, se Rusia duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres, pasi ai rikonfirmoi një paralajmërim për “pasoja masive” në rast të pushtimit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë bisedime javën e ardhshme në Gjenevë pasi Moska grumbulloi dhjetëra-mijëra trupa në kufirin ukrainas dhe i kërkoi Perëndimit garanci kundër zgjerimit të aleancës së NATO-s. Nëse bisedimet “do të tregojnë përparim të vërtetë, kjo do të kërkojë depërshkallëzimin”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Duke vënë në dukje shpresat e Rusisë për përparim në fusha të tilla si kontrolli i armëve, Blinken tha se “është shumë e vështirë të bësh përparim aktual në ndonjë nga këto fusha në një atmosferë përshkallëzimi dhe kërcënimi me një armë të drejtuar nga koka e Ukrainës”. “Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje”, tha Blinken.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, duke bërë vizitën e saj të parë në Uashington që nga marrja e detyrës, u pajtua me nevojën për “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën.Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë në mosmarrëveshje për vite me radhë mbi projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, i cili do të hapë dhe dërgojë gazin rus drejtpërdrejt në ekonominë më të madhe të Evropës. “Nga këndvështrimi ynë, është shumë e vështirë të shihet që gazi që rrjedhë përmes atij tubacioni, të bëhet operacional, nëse Rusia vazhdon agresionin e saj”, tha sekretari Blinken, raporton agjencia AFP.

Edhe pse prodhoi kritika në vend, administrata e Presidentit Joe Biden ka refuzuar të vendosë sanksione mbi gazsjellësin Nord Stream, duke thënë se ishte praktikisht i përfunduar. Por administrata amerikane vitin e kaluar arriti një marrëveshje në të cilën Gjermania premtoi ndihmë për Ukrainën dhe paralajmëroi Rusinë kundër përdorimit gazsjellësit për avantazhe gjeopolitike.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e pyetur nëse Gjermania ishte gati të anulonte gazsjellësin, tha vetëm se qeveria e re mbështeti marrëveshjen e vitit të kaluar me Shtetet e Bashkuara. Qeveria e re “u pajtua që ne të marrim masa efektive së bashku me partnerët tanë evropianë nëse Rusia përdor energjinë si armë,” tha ajo./ REL

Etiketa: AntonyBlinkenpaosjaRusiUkraine

Lajme të lidhura

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima
Botë

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:39 - 28/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26
Para
Era Istrefi jep lajmin që gëzoi fansat e saj

Era Istrefi jep lajmin që gëzoi fansat e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com