GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken vizitë në Katar dhe Gjermani, diskutime mbi shtetasit afganë

18:36 - 04/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA në gatishmëri për të ndihmuar Indinë në luftën kundër pandemisë

U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks during a news conference at the end of a NATO Foreign Affairs Ministers meeting at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, March 24, 2021. (Olivier Hoslet, Pool Photo via AP)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se do të udhëtojë në Katar të dielën për t’u takuar me udhëheqësit e këtij vendi dhe për t’i falënderuar ata për ndihmën e tyre me të evakuuarit nga Afganistani. Më pas ai pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Zoti Blinken tha në një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit se do të takohej me shtetasit afganë dhe ata punëtorë në kryeqytetin e Katarit, në Doha “të cilët po bëjnë një punë vërtet heroike gjatë gjithë kohës”.

Ai tha se do të shkonte në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ku gjithashtu do të takohej me shtetas afganë. Po në Gjermani do të mbahet dhe një takim i ministrave të më shumë se 20 vendeve partnere, që kanë marre pjesë në operacionin për zhvendosjen dhe strehimin e afganëve.

Zoti Blinken tha gjithashtu se qeveria amerikane po mbante kontakte me talebanët. “Ne vazhdojmë të mbajmë kanale komunikimi me talebanët, për çështje që janë të rëndësishme“, tha zoti Blinken.

Departamenti i Shtetit ishte “në kontakt të vazhdueshëm” me “amerikanët e mbetur në Afganistan të cilët ende dëshirojnë të largohen prej andej, tha zoti Blinken.

“Ne kemi përcaktuar ekipe të posaçme për secilit prej këtyre qytetarëve amerikanë që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ne po u sigurojmë atyre udhëzime shumë specifike“, tha ai.

Sipas zotit Blinken pothuajse të gjithë ata që kanë mbetur në Afganistan kanë shtetësi të dyfishtë.

“Nuk është për t’u habitur që të vendosësh nëse do të largohesh apo jo nga vendi që ata e quajnë shtëpi, është një vendim i vështirë“, tha ai.

Zoti Blinken përshkroi gjithashtu përpjekjet e departamentit që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar, për të shpejtuar përpunimin e vizave speciale për afganët të cilët kanë punuar me ushtrinë amerikane gjatë luftës 20-vjeçare, mijëra prej të cilëve ndodhen ende në Afganistan./voa

Etiketa: AfganeBlinkenGjermanikatar

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
CDC: Koronavirusi mund të sëmurë rëndë fëmijët

CDC: Koronavirusi mund të sëmurë rëndë fëmijët

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com