GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokimi i Librazhd-Përrenjas, reagon Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas prej pesë ditësh tashmë, dike e cilësuar situatën si goditjen më të rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Konfindustria kërkon që Qeveria dhe SPAK të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe sa më të shpejta në kohë, pasi ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendor, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjendjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim.

“Qytetarët do të drejtohen për furnizime me ushqime dhe karburant në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqi”, thonë ata.

Më tej, Konfindustria thekson se goditja ekonomike- financiare është me pasoja edhe më të rënda, nëse vlerësohet, se rrezikohet në afatgjatë vetë pozicioni i Shqipërisë si vend tranzit i besueshëm për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve Lindje-Perëndim.

Reagimi i Konfindustrisë:

Konfindustria vlerëson, se shkatërrimi dhe mbyllja e rrugës kombëtare me Korçën, që përkon me gjurmën e Korridorit 8 si dhe problematikat e rënda në akset ndihmëse rrugore, tunele dhe ura, duke lënë pothuaj të shkëputur Juglindjen e vendit, është goditja më e rëndë në kohë paqe për ekonominë si dhe sigurinë kombëtare.

Konfindustria kërkon, që duke vlerësuar sa më sipër, Qeveria dhe SPAK duhet të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe sa më të shpejta në kohë. Ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendor, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjëndjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim.

Qytetarët do të drejtohen për furnizime me ushqime dhe karburant në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqi. Goditja ekonomike- financiare është me pasoja edhe më të rënda, nëse vlerësohet, se rrezikohet në afatgjatë vetë pozicioni i Shqipërisë si vend tranzit i besueshëm për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve Lindje-Perëndim.

Sa më sipër zhvleftëson ndjeshëm pozicionin gjeostrategjik, si një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë, në favor të konkurentëve tregëtarë rajonalë me në krye Greqinë, përfshirë edhe detyrimet ndaj NATO-s.

 

Etiketa: ekonomikonfindustiKryesore1Librazhd

Lajme të lidhura

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra  janë e ardhmja e Shqipërisë
Aktualitet

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra janë e ardhmja e Shqipërisë

12:41 - 17/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave

12:36 - 17/10/26
Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes
Aktualitet

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

12:22 - 17/10/26
Para
Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra  janë e ardhmja e Shqipërisë
Aktualitet

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra janë e ardhmja e Shqipërisë

12:41 - 17/10/26

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e të rinjve në Shqipëri, duke...

Lexo më shumë
Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave

12:36 - 17/10/26
Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

12:22 - 17/10/26
Revolta kundër qeverisë Rama edhe në Korçë, mësuesi u del në krah gjimnazistëve: Ngrini zërin

Revolta kundër qeverisë Rama edhe në Korçë, mësuesi u del në krah gjimnazistëve: Ngrini zërin

12:19 - 17/10/26
Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard: Çohuni nga kafja dhe bashkohuni me ne!

Protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard: Çohuni nga kafja dhe bashkohuni me ne!

12:14 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com