GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokim pasurie e deri në ndjekje penale kush nuk paguan taksat vendore, Rama u merr kompetencat bashkive

20:22 - 09/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokim pasurie e deri në ndjekje penale kush nuk paguan taksat vendore, Rama u merr kompetencat bashkive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas paralajmërimit që u bëri Bashkive në qershor të këtij viti, kryeministri Edi Rama tashmë e ka vënë në zbatim. Qeveria ka marrë përsipër “rolin e përmbaruesit” për vjeljen e taksave dhe tarifave vendore dhe ky udhëzim është publikuar në Fletoren Zyrtare.  Udhëzimi mban firmën e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, qeveria u dikton bashkive mënyrën sesi duhet të sillën ndaj tatimpaguesve kur këta të fundit janë debitorë apo kanë fatura të pashlyera.

Bashkitë do të jenë të detyruara t’i përmbahen zbatimit pikë për pikë të udhëzimit, duke raportuar në mënyrë periodike pranë Ministrisë së Financave, e cila do të ketë akses edhe në llogaritë bankare. Fillimisht, qytetarët do të njoftohen për detyrimet që kanë. Qytetarët do të kenë vetëm 10 ditë kohë nga marrja e njoftimit për të likuiduar pagesat e prapambetura apo ato të krijuara rishtazi, më pas do të vijohet me sanksionet që shkojnë deri në konfiskim të pasurisë dhe ndjekje penale, për ata të cilët do të shpallin falimentin apo do të tentojnë të largohen nga vendi.

Udhëzimi përcakton që nëse pagesa nuk kryhet brenda 10 ditëve pas marrjes së njoftimit, tatimpaguesit do t’i konfiskohet 50 për qind e xhiros ditore. Inspektorët po ashtu do të kenë tagrin që të bllokojnë llogaritë bankare. Struktura e taksave dhe e tarifave vendore, nga marrja dijeni për bllokimin, përgatit dhe i dërgon bankës urdhrin e ekzekutimit, pra, shumën që duhet të transferohet për llogari të taksave vendore. Nëse tatimpaguesi sërish do të përpiqet të shmangë detyrimet tatimore që vijnë nga taksat dhe tarifat vendore, atëherë do të vendoset masa e sekuestros dhe konfiskimit të pasurisë.

“Me kalimin e afatit 15-ditor, nga dita e marrjes së njoftimit të sekuestrimit nga ana e taksapaguesit, sendet e paluajtshme ose të luajtshme të sekuestruara nga administrata tatimore, prej taksapaguesit, konfiskohen dhe i nënshtrohen procesit të shitjes së tyre, me qëllim arkëtimin e detyrimit tatimor”, theksohet në udhëzim.

Nga penalitetet nuk do të kursehen as palët e treta, që mund të jenë aksionerët apo administratorët, ndërsa të vetmet mundësi që kanë qytetarët janë shlyerja e detyrimeve përmes skemës me këste.

 

Etiketa: Bllokimndjekjepaguanpasuripenaletaksat

Lajme të lidhura

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
Aktualitet

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

22:52 - 09/01/26
BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani
Aktualitet

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

22:36 - 09/01/26
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli
Aktualitet

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

21:19 - 09/01/26
Para
FBI kontrollon shtëpinë e Trump/ Arsyeja ende mister, ja për çfarë dyshohet

FBI kontrollon shtëpinë e Trump/ Arsyeja ende mister, ja për çfarë dyshohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…
Breaking Views

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…

23:16 - 09/01/26

Lamisha Musonda, një ish-lojtar i akademisë së Çelsit ka zbuluar se i kanë mbetur vetëm disa ditë jetë dhe se...

Lexo më shumë
Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

22:52 - 09/01/26
BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

22:36 - 09/01/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

21:19 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com