GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bllokimi i hapësirave publike në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në 8 muaj, penalizohen restorante dhe bare

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokimi i hapësirave  publike në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në 8 muaj, penalizohen restorante dhe bare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport i publikuar nga Policia Bashkiake e Kryeqytetit tregon se në 8 muaj janë vendosur 9783 gjoba ndaj subjekteve dhe qytetarëve që kanë zënë hapësirat publike. Ky raport bazohet përgjatë periudhës Janar-Gusht 2021, ku sipas të dhënave më të fundit të publikuara, numri më i lartë i gjobave është vendosur në muajin Maj, afro 2400 masa administrative ndërsa më pak ndëshkime janë ndërmarrë në muajin  Prill, ku regjistrohen vetëm 6 gjoba.

E llogaritur në mesatare, policia bashkiake ka vendosur afro 1200 gjoba çdo muaj dhe bëhet fjalë kryesisht për penalizime ndaj bareve dhe restoranteve që zaptojnë trotuaret në funksion të biznesit të tyre. Sa i takon njësive me problematike, rezultojnë të jenë njësitë e vjetra të Tiranës,  ku kryeson njësia nr.6 apo zona e Kombinatit, e ndjekur nga Lapraka dhe njësia nr.4, ndërsa nga zonat periferike më problematike rezulton Kashari, Dajti dhe Farka, ndërsa në pjesën tjetër nuk janë ndërmarrë masa administrative.  Sipas legjislacionit në fuqi,  subjektet tregtare duhet të pajisen me leje shfrytëzimi për hapësirat publike, në rast të kundërt do penalizohen administrative deri në revokimin e lejes.

Gjobat vendosen edhe në rastet kur konstatohet: Tejkalim i sipërfaqes së shfrytëzuar; Vendosje të objekteve të pa autorizuara; Rrethim dhe kufizim i trotuareve të kalimtareve; Keqpërdorimi dhe interpretimi i lejes.  Sipas ligjit, ndalohet zënia e hapësirës publike dhe hapësirave mbi apo nën të, në territorin e Bashkisë së Tiranës, qoftë edhe përkohësisht, me çfarëdo lloj sendi apo objekti pa lejen apo autorizimin e bashkisë apo strukturës përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre. Për zënien e hapësirës publike pa lejen përkatëse subjektet gjobiten nga 1000-20.000 mijë lekë.

Etiketa: hapesira publikePolicia BASHKIAKETirane

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Nuancat e ngjyrave të thonjve për vjeshtën e këtij viti

Nuancat e ngjyrave të thonjve për vjeshtën e këtij viti

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com