GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokohet qarkullimi tek Plazhi i Durrësit, tregu i përfshirë nga flakët, tregtarët mundohen të shpëtojnë mallin

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokohet qarkullimi tek Plazhi i Durrësit, tregu i përfshirë nga flakët, tregtarët mundohen të shpëtojnë mallin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu tek Plazhi “Iliria” i Durrësit duket i gjithi i mbuluar nga flakët, ndërsa ajo që e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen është tymi që ka mbuluar zonën. Disa prej tregtarëve po mundohen të shpëtojnë pak nga malli që gjendej në njësitë tregtare.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në treg, por edhe në vitet e shkuara ka pasur shpërthime në këtë sektor.

Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja ose aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe kushteve jo të sigurta të tregut.

Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh.

Katër makina zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Reagon Prefekti i Durrësit:

Prefekti i qarkut, Emiljano Jani, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka informuar mbi situatën dhe ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.

Jani falënderoi efektivët zjarrfikës nga Durrësi, Shijaku, Kavaja dhe Kamza, që reaguan me shpejtësi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve në tregun e përbërë nga mbi 20 dyqane verore.

Prefekti theksoi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, pasi tregu nuk plotëson kushtet teknike dhe ka infrastrukturë të përkohshme, me lidhje elektrike jo të standardizuara.

“Zjarri i rënë në tregun industrial është masiv, janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëset e Durrësit, Autoritetit Portual, bashkive Shijak dhe Kavajë, si edhe na janë bashkuar edhe nga zjarrfikësit e Kamzës. Furnizime me bote uji kanë qenë nga të gjitha institucionet Durrësit.
Dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk kemi një vlerësim të saktë, siç edhe nuk dimë shkakun e zjarrit.
Mendohet të jetë edhe si shkak i një shkëndije elektrike, është një treg që nuk përmbush asnjë kriter dhe kusht të sigurimit teknik. Ndaj zjarri ishte kaq masiv. Është një treg që menaxhohet nga privati.
Dëmet ishin të shumta materiale por jemi të lumtur që nuk kishte viktima dhe pasoja në njerëz.
Puna për vënien nën kontroll të flakëve vijon ende”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: DurrësKryesore1Zjarr

Lajme të lidhura

“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën
Aktualitet

“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën

21:05 - 12/09/26
“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët
Aktualitet

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët

20:46 - 12/09/26
U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë
Aktualitet

U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

20:39 - 12/09/26
Para
Zjarr në një pus nafte në Kuçovë, era dhe temperaturat e larta favorizuan flakët

Zjarr në një pus nafte në Kuçovë, era dhe temperaturat e larta favorizuan flakët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën
Aktualitet

“Mos e lejoni kriminelin të na shesë tokat”/ Emigrantja nga Italia mesazh Melonit për Ramën

21:05 - 12/09/26

Një emigrante, që ka ardhur nga Italia për të protestuar në shesh, theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet ta lejojnë...

Lexo më shumë
“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët

“Diaspora nuk ia fal krimet Ramës”/ Protestuesi nga Roma: Nuk do lejojmë hajdutët të bëjnë pazare me shqiptarët

20:46 - 12/09/26
U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

U arrestua në Athinë/ Identifikohet shqiptari i akuzuar për vrasje, i gjenden 2 milionë euro në banesë

20:39 - 12/09/26
Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

Emigrantja: Komunizmi më mori rininë, mos ia lejoni Ramës të njëjtën gjë

20:27 - 12/09/26
“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

“Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë” – Emigranti mesazh socialistëve: Mos e votoni më Edi Ramën!

20:04 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com