GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bllokohet tenderi 843 MLN lekë i Blendi Gonxhjas për arredimin e Laboratorëve Smart

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bllokohet tenderi 843 MLN lekë i Blendi Gonxhjas për arredimin e Laboratorëve Smart
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laboratorët Smart që parashikohet të vendosen në disa shkolla të vendit po vjelin para me thasë nga disa institucione dhe prokurohen nga mjeshtri i tenderave Blendi Gonxhja. Ky i fundit, pasi drejtoi DPSHTRR, është bërë ministër i Ekonomisë dhe ka në varësi organizmin e sapokrijuar Operatori i Blerjeve të Përqendruara SHA.

Dhe sapo mbërriti në ministrinë e re, Gonxhja hodhi në dorë shoqërinë e transferuar nga Ministria e Brendshme. Administratore e OBP është Arlinda Pogaj, e cila më parë ka mbajtur postin e juristes në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës janë emëruar anëtarë që, po ashtu vijnë nga DPSHTRR.

Prandaj laboratorët SMART nuk mund t’i shpëtonin vëmendjes së ministrit Gonxhja. Bëhet fjalë për prokurimin me Nr. REF99884-04-02-2024, me objekt: “Blerje pajisje mobilimi për arredimin e klasave SmartLab për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”, me fond limit 84,394,508 lekë të reja pa TVSH. Tenderi ishte parashikuar për t’u zhvilluar më datë 3 maj 2024, por procedurat kanë ngecur për shkak të një denoncimi në KPP.

 

Kjo ankesë ishte bërë menjëherë pasi tenderi ishte publikuar në APP. Nga firma “Klame” SHPK’ pretendohet se janë vendosur kritere penalizuese për operatorët që duan të marrin pjesë në garë, duke ngritur dyshimin se tenderi ishte hartuar për një kompani të posaçme.

Pas shqyrtimit të kërkesës më darë 9 Maj 2024, Komisioni vendosi që të pranojë ankesën e “Klame” shpk, ndërsa i kërkoi Operatorit të varur nga Gonxhja të ndryshojë kriteret ne dokumentet dhe të raportojë ndryshimet e bëra në APP dhe KPP.

Nga ana tjetër, pa humbur kohë, më 16 maj 2024, OBP njofton se ka zbatuar vendimin e dhënë nga KPP të datës 9 maj 2024. Por në fakt, pas rishqyrtimeve të bëra, Komisioni zbulon se vartësit e Gonxhja nuk e kanë zbatuar vendimin, pasi nuk është bërë asnjë lloj modifikimi në dokumente.

Pas kësaj, KPP ka vendosur që Operatori i Blerjeve të Përqendruara të mos vazhdojë me procedurat dhe anulon tenderin.

 

Fondet e derdhura për SmartLab

Sakaq sikur e cekëm më lartë këto janë fonde që i shtohen dhe vetëm i shtohen këtij projekti për laboratorët Smart, pasi më herët në kemi denoncuar prokurimet e tjetra abuzive.

Kujtojmë se më datë 26 mars 2024, është hapur gara për tenderin me objekt ‘Implementimi i laboratorëve SMART- për MAS”, me fond limit 388 milionë lekë. Sipas të dhënave, fituese është firma AlbaScan në pronësi të Elton Jorgjisit .

Ndërsa më herët, në 29 janar 2024, AKSHI kishte kryer një tender me objekt  “Implementimi i laboratorëve SMART- për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, ku fondi limit ishte 16 miliardë lekë. Edhe kjo faturë shkoi në llogari të shoqërisë “Albscan”, me propozimin 11 miliardë lekë.

E qartë që zoti Gonxhja është pjesë e administrimit të këtij cikli tenderash të korruptuar që po përpin miliarda lekë në emër të dijes së fëmijëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bledni gonxhjalaborator shkolle

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Nesër ngrihet komisioni i dytë hetimor, sistemi TIMS në lupën e…

PS fut pa konsensus në rend dite rezolutën anti-korrupsion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26

Një vendim i ri përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarive të licencuara dhe të lejuara...

Lexo më shumë
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26
Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com