GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokohet Thumanë-Kashar, banorët protestojnë për herë të dhjetë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokohet Thumanë-Kashar, banorët protestojnë për herë të dhjetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas protestës para parlamentit gjatë seancës së parë plenare për këtë sezon, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish për të bllokuar rrugën Thumanë Kashar.

Banorët protestojnë për herë të dhjetë në këtë aks, teksa nuk mungojnë shtyrjet dhe përplasjen me policinë në rrugë. Protestuesit janë shpërndarë nga Thumana në drejtim të Mamurrasit dhe anasjelltas, duke mbajtur të bllokuar të dy anët e autostradës, pasi policia po bëhej gati të ndërhynte për t’i shpërndarë.

Kërkesa e tyre është hyrje dhe dalje nga ky aks për zonat e tyre. Pas ndërtimit të kësaj autostrade ata pretendojnë se janë izoluar pas aksi nuk ka asnjë hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë Krujës, dëmtuar mbi të gjitha aktivitetet e tyre ekonomike dhe jetën normale.

Deputetja e PD-së Andia Ulliri, në një prononcim nga protesta e banorëve në rrugën Kashar-Thumanë, tha se rruga është një projekt i ndryshuar.

“Rruga është një projekt i ndryshuar. Këtu është gjaku i banorëve të Krujës. Deputetët nuk u ballafaquan me protestuesit nga Kruja, Fushë Kruja dhe Thumana. Ne kërkojmë të drejtën tonë, të kemi hyrje-dalje.

Projekti kishte dy nyje shkëmbimi, që nuk janë realizuar. Institucionet të reagojnë. Këtu jemi përballë disa shkeljeve ligjore. Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH nuk na kanë thënë se kush ka bllokuar hyrje-daljet”, tha Andia Ulliri.

Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një prononcim nga protesta e banorëve të Krujës, tha se banorët kërkojnë vetëm hyrje-dalje në autostradë.

“Nëse bëhet hyrje-dalja, protesta mbyllet. Këtu është qytet dhe si mund ta zbulosh qytetin. Banorët nuk janë kundër projektit. Banorët janë kundër projektit që ka ndryshuar Balluku.

Pse duhet të përplaset policia me banorët që të fitojë lekë Balluku? Nëse këta e duan me forcë, këtyre po u vjen dita për të marrë atë që meritojnë”, tha Balliu.

Ndërkohë, protestuesit në Thumanë-Kashar duket se këtë herë kanë ndjekur një plan B. Ndryshe nga herët e tjera, kanë vrapuar në autostradë.

Policët i kanë ndjekur nga pas protestuesit. Për disa momente, autostrada është bllokuar dhe është krijuar trafik.

Efektivët janë duke negociuar me banorët, me qëllim që të lirohet autostrada.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protestaThumane-Kashar

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Fotot/ Elezaj dhe Metushi u qëlluan 7 herë me armë zjarri gjatë atentatit në “Don Bosko”

Fotot/ Elezaj dhe Metushi u qëlluan 7 herë me armë zjarri gjatë atentatit në “Don Bosko”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com