GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bllokohet trafiku në Malin e Tomorrit, reagon Policia e Beratit

10:25 - 22/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokohet trafiku në Malin e Tomorrit, reagon Policia e Beratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bllokohet trafiku në Malin e Tomorrit, reagon Policia e Beratit
Pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit ka nisur prej dy ditësh. Mijëra peligrinë kanë qënë ditën sotme në malin Tomorrit duke bërë tepër të vështirë lëvizjen e automjeteve. Trafiku i rënduar ka bërë që lëvizja e automjeteve të kryet shumë ngadalë. Për më shumë se katër orë trafiku ka qenë i bllokuar pasi kjo ështē rruga e vetme që të çon në Teqen e Abaz Aliut. Shtimi numrit të peligrinëve ka ndodhur pasi një vit më parë situata pandemike Covid19 pengoi zhvillimin e pelegrinazhit. Grumbullimi i mijëra qytetarëve në një vend mundëson rrezikun e përhapjes së pandemisë.
Sakaq, Policia Rrugore e Beratit nisur nga fakti se në aksin rrugor në drejtim të Malit të Tomorit vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Gjithashtu, policia tha se “drejtuesit e mjeteve të cilët parkojnë mjetin dhe largohen të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet.”

Policia Rrugore Berat
Policia Rrugore e Beratit nisur nga fakti se në aksin rrugor në drejtim të Malit të Tomorit vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që kanë parkuar mjetet pranë Teqes, të afrohen pranë mjeteve të tyre pasi ka fluks të madh të automjeteve dhe parkimet fillestare do ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve që janë në ngjitje.
Gjithashtu drejtuesit e mjeteve të cilët parkojnë mjetin dhe largohen të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet.
Policia Rrugore e Beratit, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Etiketa: Mali i TomoritpelegrinePolicia e Beratit

Lajme të lidhura

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin
Aktualitet

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

16:46 - 27/03/26
Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim
Aktualitet

Pas ndërhyrjes së Bordit të Transparencës, ankohen importuesit: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës

12:51 - 27/03/26
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime
Aktualitet

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
Para
Aeroporti i Prishtinës njofton për procedura shtesë për udhëtarët, që nga 23 gusht

Aeroporti i Prishtinës njofton për procedura shtesë për udhëtarët, që nga 23 gusht

TË FUNDIT

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin
Aktualitet

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

16:46 - 27/03/26

Daily Mail ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të vrasësit me pagesë të biznesmenit Ardian Nikuljat, Ruben Saraiva, i...

Lexo më shumë
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës

Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës

15:46 - 27/03/26
Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

15:28 - 27/03/26
Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

15:10 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com