GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokohet procesi i vettingut për 34 drejtues policie. Ja shkaku…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokohet procesi i vettingut për 34 drejtues policie. Ja shkaku…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, megjithëse ka hyrë në fuqi dhe ka nisur që në mars 2018, ka ngecur pas verifikimit të 12 drejtuesve të lartë, duke e zvarritur qëllimisht me ndryshime ligjore çdo 6 muaj, deri sa në muajin nëntor 2022 e lanë në kompetencë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më 10 prill 2023, ish- Drejtori i AMP, Ardi Veliu njoftoi me listë emërore, se kishte nisur procesi i vettingut për 380 drejtuesit e lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në drejtoritë e qarqeve, komisariate, Gardë, Akademi e strukturat speciale.

Ndërsa më 15 tetor 2023, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njoftuan se brenda tetorit 2023, do publikohej lista emërore, me rezultatet e vettingut për 34 drejtues të policisë që do qëndronin, ose do përjashtoheshin nga policia.

Por edhe këtë herë, sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, procesi i vettingut është bllokuar ditën e mërkurë më 25 tetor 2023, pas propozimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me pranim nga drejtori Muhamet Rrumbullaku e miratim të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Pra, rezultati i vettingut për 34 drejtuesit e parë e të lartë të policisë, nuk do publikohet brenda muajit tetor, duke përdorur si shkak dorëheqjen e “papritur” të Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Kjo është alibia e përdorur këtë herë, për ta bllokuar përsëri vettingun drejtuesve të policisë; sepse shkaku i vërtetë është ky: 26 nga 34 drejtues të hetuar, kanë dalë me pasuri të shumta e të paligjshme, kanë dalë edhe në përgjime për lidhje me eksponentë krimi, të përfshirë direkt vetë në veprimtari kriminale dhe me shumë denoncime të rënda nga qytetarët.

Për të fshehur përfshirjen e kupolës së policisë në korrupsion dhe në lidhje me krimin e me pasuri të përfituara prej këtyre lidhjeve, u vendosë të mos publikohen emrat, mbasi do jetë një goditje e fortë për organizatën policore në sy të shqiptarëve e partnerëve ndërkombëtar.

Realisht, ministri Taulant Balla e ka filluar vetëpastrimin me pezullime, shkarkime, përjashtime e arrestime efektivësh dhe drejtuesish; por ende të nivelit të ulët, pa u ngjitur akoma te “ujqërit” e përjetshëm të kupolës drejtuese, ndërkohë që mundësia për largimin të kapurve prej krimit është vettingu i nisur, por i bllokuar përsëri.
Është e kuptueshme, që drejtuesit e lartë të kupolës policore nga qendra, në strukturat speciale, në rrethe e prefektura, i ka emëruar kupola e qeverisë, politikës e oligarkëve; e për rrjedhojë, janë krijuar lidhje të interesash e shërbimesh klienteliste reciproke mes tyre.

Një nga këto interesa, është dhe mos largimi i të inkriminuarve, duke mos i kaluar në vetting, ose bllokimi i vettingut për ta, kur nga hetimet u dalin zullumet.

Siç po veprohet me vendimet për 34 drejtuesit e listës së parë të vettingut, që u vendos të mos publikohen brenda muajit tetor, duke i lënë në detyrë, paçka se duhen shporrur nga policia e duhen çuar para drejtësisë. Në vijim do publikojmë emrat e tyre./ Pamfleti

Etiketa: Kryesore1Policia e Shtetitvettingu

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
Shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën, ja arsyeja

Shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com