GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bllokuan fjalën e Begajt në Kuvend, PS kërkon dënimin për deputetët Noka e Bardhi

17:53 - 17/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Bllokuan fjalën e Begajt në Kuvend, PS kërkon dënimin për deputetët Noka e Bardhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Socialistët kërkojnë përjashtimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nga punimet e Parlamentit. Kërkesa e socialistëve i referohet seancës së fundit plenare, ku sipas tyre, dy deputetët e opozitës penguin Presidentin e Republikës bajram Begaj të mbajë fjalën në Kuvend.

Dy deputetët e PD-së, akuzohen nga socialistët, se kanë shkelur disiplinën, ndërsa kërkesa pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Etikës.

Në seancën e fundit parlamentare, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentares Lindita Nikolla që të nxjerrë nga salla e Kuvendit forcat e shtuara të Gardës. Nikolla, ashtu si edhe në seancat e mëparshme parlamentare, megjithë tensionet në sallë. Seanca zgjati jo më shumë se 15 minuta, ndërsa në lozhën e Kuvendit, krahas Presidentit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Opozita akuzoi Bajram Begajn se është kthyer në një ministër propaganda për Qeverinë e Edi Ramës dhe është bërë palë në konfliktin dhe përplasjen politike mes pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit prej muajsh proteston në Kuvend duke kërkuar nga mazhoranca të drejtat e saj për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Por mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e lidh protestën e deputetëve të opozitës me përballjen ligjore të kreut demokrat Sali Berisha, i cili po hetohet nga SPAK. Seanca e së hënës ishte e para kur në sallën e Kuvendit mungoi Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO-së, pasi Parlamenti miratoi më parë autorizimin për arrestimin e tij.

Etiketa: BardhiKryesore1kuvendNokaPS

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Shtohen pretendentët në Angli, fati i “bomberit” në dorë të Benzema-s

Broja drejt largimit nga Chelsea? 3 skuadra në garë për sulmuesin shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com